10 arsye për të mos e humbur klasiken Barça-Real

Botë Lajme Sport

Gjurma 4 Maj 2018

 

Edhe pse Barcelona siguroi titullin kampion në Spanjë, me fitoren ndaj Deportivos, por edhe Real Madrid u katapultua në finalen e tretë radhazi të Ligës së Kampioneve, ‘El Clasico’ e së dielës nuk është krejt pa vlerë, madje ka shumë arsye të tjera për të mos u humbur këtë ndeshje.

Nuk ka as më të voglin dyshim që vëmendja do të jetë e përqendruar te dueli Messi-Ronaldo, por me shumë interes pritet kjo ‘Klasike’ e fundit për Andres Iniestën. Barça kërkon fitoren e parë në shtëpi ndaj Realit që nga viti 2015, ndërsa Real Madrid kërkon hakmarrjen për një sezon pa shkëlqim në Spanjë.  T.CH

 

Ja 10 arsye bindëse pse duhet ndjekur kjo ‘klasike’ e futbollit botëror.

  1. Kjo ndeshje do të tregojë se cila është skuadra më e mirë e sezonit. Edhe pse Barça ka fituar titullin në Spanjë, askush nuk mund të thotë me siguri që ajo është skuadra më e mirë e sezonit. Formacioni i Zidane që shkon për të tretin vit radhazi në finalen e Champions e vuri në vështirësi në Superkupën e Spanjës, ndërsa katalanasit e poshtëruan Realin në Madrid në fazën e parë.

 

  1. Kjo do të jetë ndeshja e 38 dhe e fundit si futbollist në një ‘Klasike’ për Andres Iniestën. Ikona e futbollit spanjoll ka qenë shpesh protagonist i përballjeve me Real Madrid, duke lënë gjurmë të rëndësishme.

 

  1. Kampionët e Evropës kanë vendosur që të mos nderojnë me tunelin e nderit futbollistët katalanas dhe kjo ka nuk ka pëlqyer aspak katalanasve. Në dukje është një episod i vogël, por që mund të rrisë pak dozën e nervozizmit në Kamp Nou.

 

  1. E fortë në këtë sezon është edhe beteja për golashënuesin e sezonit, me argjentinasin Lionel Messi, që kur duhen 4 ndeshje nga mbyllja e kampionatit ka arritur kuotën e 32 golave, ndërsa ndjekësit e tij më të afërt janë Ronaldo me 24 dhe shoku i tij i skuadrës Suarez me 23 gola.

 

  1. Barcelona nuk njeh humbje në La Liga dhe qëllimi i trajnerit Ernesto Valverde është që të thellojë rekordin e këtij sezoni. Barcelona nuk mundet prej 41 ndeshjesh në kampionatin spanjoll dhe ky është një motiv më shumë i fortë edhe për rivalët e Real Madrid që të kërkojnë suksesin këtë të dielë.

 

  1. Jetojmë në epokën e dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së futbollit, dy yjet që kanë marrë vlerësimin maksimal të mbarë botës futbollistike dhe për më shumë janë të dy në të njejtën kohë në fushë. Ky është një moment historik i dokumentuar që nuk duhet humbur dhe ata janë gati për spektakël në çdo prekje.

 

  1. Barcelona ka mundësinë që të fitojë të parën ndeshje ‘Klasike’ në Kamp Nou që nga sezoni 2014/2015, kur Luis Enrique ulej për herë të parë në pankinën katalanase. Që nga ai sezon Barcelona nuk ka fituar asnjë përballje me Real Madrid në Kamp Nou.

 

  1. Edhe nëse të dy trajnerët mund të vendosin që në këtë mbrëmje të bëjnë rrotacion në formacionet e tyre, të dyja këto skuadra kanë aq shumë yje, sa të mos i zbehet shkëlqimi kësaj mbrëmjeje. Real Madrid dhe Barcelona janë dy zgjedhjet e para për futbollistët më të mirë të botës, nëse mendojnë të shkojnë në merkato.

 

  1. Edhe pse në këtë fazë të sezonit, aq më shumë këtë vit kur shumë skuadra kanë mbyllur llogaritë, një pjesë e mirë e skuadrave janë pak të motivuara, për Real Madrid dhe Barcelonën kjo është një ndeshje prestigji dhe secili futbollist kërkon të japë më të mirën.

 

  1. Ndeshja e së dielës do të jetë e para që do të luhet në Barcelonë, që kur Katalunja kërkoi pavarësinë nga Spanja, në muajin tetor. Për këtë arsye pritet që të jetë një klimë e tensionuar në shkallët e stadiumit, teksa në fushë do të jenë përfaqësuesit e Madridit, kryeqytetit të Spanjës.
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *