Type to search

Ekonomi Teknologji

10 vite Bitcoin: Një historik i monedhës së parë kriptografike

Ndaje

Bitcoin është monedha e parë dhe më e famshme kriptografike dhe sot feston 10 vjetorin e saj.

Ardhja e bitcoin nxiti një revolucion i cili u ushqye me lançimin e qindrave monedhave të tjera të ngjashme.

Gjithashtu solli në vëmendje një teknologji të re të njohur si blockchain.

Mëposhtë kemi renditur disa prej momente kulminante të dekadës së parë të Bitcoin:

31 Tetor 2008: Figura enigmatike Satoshi Nakamoto publikoi një hulumtim akademik përbërë prej 9 faqesh i cili flet për mënyrën sesi bitcoin funksionon. Ai gjithashtu jep përshkrimin e një regjistri blockchain të decentralizuar, një teknologji që u jep jetë monedhave dixhitale.

3 Janar 2009: Nakamoto gërmon bllokun e parë të bitcoin në blockchain. Ditë më vonë Nakamoto realizon transaksionin e parë bitcoin.

12 Janar 2009: Transaksioni i parë kryehet mes Nakamoto dhe zhvilluesit Hal Finney. Transaksioni është regjistruar në bllokun 170.

12 Tetor 2009: Martti Malmi, një zhvillues softueri nga Finlanda, dërgon 5,050 bitcoin për 5.02 dollarë tek një forum bitcoin njohur si NewLibertyStandard. Transaksioni kryehet me PayPal. Bitcoin-ët u përdoren për të nisur një bursë quajtur New Liberty Standard.

Tetor 2009: New Liberty Standard përcakton vlerën e bitcoin; 1 dollarë për 1,309 bitcoin.

Shkurt 2010: Tregu i parë i bitcoin themelohet nga dwdollar.

22 Maj 2010: Zhvilluesi Laszlo Hanecz blen dy pica për 10,000 bitcoin.

7 Korrik 2010: Softueri i ri i bitcoin lançohet nga komuniteti i zhvilluesve duke rritur vlerën me 10 herë nga 0.008 bitcoin për dollarë në 0.08 bitcoin për dollar.

17 Korrik 2010: Lançohet Mt.Gox dhe bëhet bursa më e madhe në botë e monedhave kriptografike përpara se të falimentonte në 2014-ën.

28 Nëntor 2013: Ndërsa shtohet vëmendja mediatike bitcoin shkon në 1,000 dollarë për herë të parë. Pak ditë më vonë bie për të mos u rikthyer në këto vlera për tre vite.

28 Shkurt 2014: Mt.Gox shpall falimentin pasi hakerët vodhën 850,000 bitcoin me vlerën gjysmë miliardë dollarë. Vjedhja është më e madhja në historinë e monedhave kriptografike.

1 Gusht 2017: Bitcoin ndahet në dy për të krijuar klonin Bitcoin Cash. Lëvizja u nxit nga gërmuesit në Kinë që ishin të pakënaqur me përditësimin e teknologjisë dhe kapacitetin e saj për të përpunuar transaksionet

18 Dhjetor 2017: Bitcoin arrin vlerën rekord prej 19,666 dollarë në Bitstamp, një rritje me 1,300% që nga fillimi vitit.

28 Qershor 2018: Bitcoin bie në pikën më të ulët që nga Dhjetori i 2017-ës.

19 Tetor 2018: Autoritetet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave kërkojnë rregullimin e bursave kriptografike.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *