Type to search

Kosovë Rajon Rrotull

“100 % tarifë në veri”, ministri i Serbisë: Deklaratat e Ramës, çmenduri

Ndaje

“Çmenduri”! Kështu e ka quajtur deklaratën e kryeministrit Rama sot në Pejë, ministri i Tregtisë serbe Rasim Ljajiç.

Ljajiç tha  për Tanjug se gjithçka që ndodhi sot në Pejë ishte “një shfaqje klasike politike dhe dërgimin e mesazheve politike” për përfaqësuesit e Prishtinës dhe Shqipërisë.

“Kjo nuk ka të bëjë me ekonominë, ata mashtrojnë qytetarët e tyre”, thotë Ljajiç dhe kujton se norma e tarifave është midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor, të cilat janë nënshkruese të CEFTA-s – zero për qind.

Sipas tij, ky është një mesazh politik që mund të jetë i rrezikshëm, dhe është “çmenduri”.

“Nuk ka asnjë fjalë tjetër për këtë. Sot në planet nuk mund të gjesh një rast të ngjashëm për një pjesë të territorit që administron një taksë doganore, e për një pjesë të territorit, një normë tjetër doganore”, thekson Ljajiç .

Kryeministri Rama u shpreh se sot është koha të vëmë 100 % tarifa në veri dhe 0 % në jug të Kosovës.

Mediat serbe kane shkruar se mbledhja e qeverise me Shqiperise dhe Kosoves synon te krijoje Shqiperine e Madhe.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, pak para se të niste takimi në Pejë, është shprehur se ai është një hipokrizi për të gjithë shqiptarët.

“Është kulmi i hipokrizisë, jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe për të gjithë ata që e lejojnë një gjë të tillë”, citohet të jetë shprehur Vuçiç, në mediat serbe.

Ky reagim ka ardhur pasi Serbia ka mësuar së në mbledhjen e përbashkët do të diskutohet për heqjen e barrierave tregtare mes dy vendeve, si edhe në një moment kur Prishtina zyrtare ka vendosur bllokadën ndaj produkteve serbe, duke rritur tarifën doganore me 100%.

Marrëdhënia mes Prishtinës dhe Beogradit nis të tensionohej menjëherë  pas dështimit të Kosovës për t’u bërë pjesë e Interpolit.

Politika në Prishtinë fajësoi Serbinë se kishte lobuar kundër anëtarësimit në organizatën policore ndërkombëtare.

Ndërkohë, bisedimet mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve, të cilat tashmë janë në fazën përfundimtare, duket se janë stopuar.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *