100 vjetori i Kongresit/ “Historia përsëritet”, mesazhi i veçantë i deputetit të opozitës

Lajme Politikë

 

Në ditën e 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës, klasa politike shqiptare nuk u shfaq e bashkuar. Rama, si lideri i mazhorancës ndodhej në Ukrainë, Meta preferoi të mbante një postim për këtë dhe më pas të njoftonte udhëtimin e tij për në Izrael. Duhej të ishte një ditë që mund të bashkonte klasën politike shqiptare, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Në këto aktivitete nuk mori pjesë asnjë nga Partia Demokratike, lideri i saj, Lulzim Basha preferoi që të mbante një postim për këtë jubile shekullor që shënon edhe fillimin e parlamentarizmit.

Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm deputetët e opozitës parlamentare Myslim Murrizi Korab Lita dhe të tjerë. Pjesëmarrja në këtë ceremoni ka qenë e veçantë për deputetin Lita, pasi siç bën ai vetë ditur është pasardhës i delegatëve të këtij kongresi.

“21 Janar 1920. Sot, 100 Vjet nga Kongresi i Lushnjes. Ngjarja me e madhe pas shpalljes së Pamvarësise, Kuvend i cili hodhi themelet e shtetformimit dhe Parlamentarizmit Shqiptar. Nder dhe respekt për ata Burra që i dolën zot Kombit. Nder dhe kënaqësi që jam pasardhës i një prej delegateve të Kongresit. Osman Mustafa LITA, delegat i LUMËS, dhe më pas i zgjedhur SENATOR. 100 Vjet Kongres i LUSHNJES, 100 Vjet Parlament SHQIPTAR GEZUAR. K. L.”, shkruan Lita.  Vetë deputeti shprehet se delegat ka qenë gjyshi i tij dhe në një shkrim në librin e kujtime të hapur në Shtëpinë ku mbajt kongresi shkruan se “historia përsëritet”.

No photo description available.

Image may contain: indoor

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *