11 kuksianë në burg/ PD: Gjykatësja dha vendimin që donte Edi Rama!

Kronike Politikë shtojca

Gjykata e Kukësit e mbledhur ne Tirane i ka ndare ne mes disa duke i denual dhe disa duke i liruar 23 kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit. Me një shtetrrethim policor, ku janë më shumë se 1 mijë policë që kanërrethuar gjykatën, gjyqtarja e gatshme, Alma Ahmeti ka dhënë vendimet.

Ajo ka vendosur detyrim paraqitje për Ahmet Tobli, Lulzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi.

Arrest shtëpie është vendosur për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

Arrestim me burg për Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja.

Ndërsa për Shpëtim Totën është vendosur arrest me burg për 20 ditë.

 

Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho.

Ai telefonoi edhe ministrin e Brendshëm Xhafaj, duke i kërkuar largimin e policisë, e cila më pas lejoi deputetët e PD të futen në sallën e gjyqit, e cila u zhvillua pa praninë e medias.

Në anën tjetër të Lanës, nuk mungoi edhe grumbullimi i qytetarëve në mbështetje të të arrestuarve. Ata kërkuan lirimin e tyre, duke thirrur me megafon: “Lironi djemtë tanë! Rama ik! Arrestoni qeveritarët”.

Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti vendosi:

1-Ahmet Tobli  ‘Detyrim  paraqitje’

2-Lulëzim Popa ‘Detyrim  paraqitje’

3-Sajmir Trota ‘Detyrim  paraqitje’

4-Lefter Rexhmati ‘Detyrim  paraqitje’

5-Adem Duraku ‘Detyrim  paraqitje’

6-Armand Ademi ‘Detyrim  paraqitje’

7-Ardit Aldini “Detyrim Paraqitje”

8-Zenel Matymuja “Detyrim Paraqitje”

9-Fatos Harulla “Detyrim Paraqitje”

10-Rasim Koloshi “Deyrim Paraqitje”

 

Menjëherë pas vendimit të gjykatës që la 11 protestues kuksianë në burg, deputetët e Partisë Demokratike e quajtën këtë vendimin që kishte kërkuar Edi Rama.

“Gjykatësja dha vendimin që ka kërkuar Edi Rama. Pasi ka marrë prokurorinë sot kapi dhe gjykatën. E vetmja është mosbindja civileKy regjim I narkotrafikantëve dhe I banditëve përballet vetëm me qëndresë të qytetarëve. I bëj thirrje qytetarëve të përballen” tha Edmond Spaho në dalje të gjykatës. Ndërkohë familjarët e protestuesve të arrestuar kanë kundërshtuar vendimin e gjykatës duke e konsideruar të padrejtë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *