11 makina, apartamente e biznese, 2 vëllezërve trafikantë u sekuestrohen 5 mln €, jepnin fajde

Kronike Lajme

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 5 milionë euro pasuri që u përket dy vëllezërve Sokol dhe E. Markut.

Janë sekuestruar 11 makina, apartamente, biznese dhe lokale. Ata akuzohen për pastrim parash. Dy vëllezërit janë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Gazetarja e “abc” Xhensila Kodra raporton se të dy vëllezërit Marku kanë qenë të hetuar edhe në Spanjë për trafik droge, ndërsa dyshohej se jepnin para me fajde në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *