120 minuta rrëfim në SPAK, gazetari Hoxha: Dorëzova videon, s’kam lidhje me Babalen

Kronike Lajme

Gazetari Artan Hoxha i cili ka bërë publike edhe videon ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla duket duke pirë kokainë, ka dalë nga prokuroria e SPAK, pasi ka dhënë dëshminë e tij. Hoxha u ka dhënë përgjigje dhe akuzave se është përdorur nga politika.

“Kjo nuk është një çështje politike, edhe pronarët e mediave,  që dikur kolegë e tani pronarë, nuk më bëjnë lidhje me mua Salianjin. Unë besoj se bëjnë ndonjë lidhje mua me Sali Berishën”, theksoi Hoxha.

Më tej ai u shpreh se “Jam në dispozicion të SPAK iu bëra të qartë, më konfirmuan se janë të gatshëm, i kam thënë se jam i gatshëm. Unë jam një person që mund të ndihmoj që çështja të shkoj përpara. Të tjerat i përkasin hetimet. Më tepër i kam mëshuar moralit dhe etikës, një administrator nuk mund të jetë në detyrë nëse kryen gjëra të tilla. Për çështje penal i takon prokurorisë. Kam dorëzuar materialet”.

Sipas tij, askush nuk e lidh dot me Salianjin apo me çështje si ‘Babale 2’, apo ‘Babale 3’.

 

‘Unë paraqita mënyrën se si mora videon. Çfarë disponoja ia kam paraqitur prokurorisë. I kam dhënë prokurorit çdo informacion që ai ka dashur. Sigurisht pres që SPAK të jetë në lartësinë e pritshmërinë e shqiptarëve. Kam besim se do ta bëjnë punën e tyre. E kuptoj linjën e mazhorancës, persona që kanë përgjegjësi morale dhe po mundohen ta faktorizojnë. Edhe pronarët e medieve, ish-kolegët, ish-gazetarët që sot janë bërë pronarë, që po mundohen ta shpëtojnë këtë ngërç që ka zënë mazhorancën, nuk mund të më lidhin mua me politikën apo me ish-deputetin Salianji’, deklaroi gjatë fjalës së tij, Artan Hoxha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *