Fshesë në Administratë? Mesi: Ristrukturimi të ministrive

Politikë

Gjurma 12:23-11/04/2018

Gjatë 2018 do të kryhet ristrukturimi i plotë i ministrive dhe institucioneve në varësi, është shprehur zv. kryeministrja Senida Mesi, gjatë raportimit të saj për administratën publike në komisionin parlamentar të Ligjeve.

“Ristrukturimi i ministrive dhe institucioneve në varësi – model i ri organizimi dhe qeverisjes të përqendruar tek qytetari. Reforma e ristrukturimit – eliminojmë mbivendosjet, përmirësojmë funksionet, rrisim performancën e institucioneve. Gjatë 2018-tës, do të kryhet ristrukturimi i plotë dhe ndërtimi funksional e strukturor i të gjithë institucioneve në varësi”, është shprehur Mesi.

Ajo informoi më tej se po reformohen shërbimet publike, si instrument për të luftuar korrupsionin. “Jemi të vendosur ta shndërrojmë administratën publike në shërbyes me standarde për qytetarët dhe bizneset. Administrata Publike ka vend vetëm për punonjës me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. Plani i Veprimit 2018-2020 për Reformën e Administratës Publike është në proces konsultimi. Në 2017-tën është përmirësuar sistemi i rekrutimit – më shumë transparencë dhe fokus meritokracia. Në 2017-tën, mesatarisht rritja e pagave për punonjësit e administratës publike ishte 10%”, informoi më tej zv.kryeministrja.

Në fjalën e saj, ZëvendësKryeministrja Mesi nënvizoi se gjatë vitit 2017-të, Qeveria Shqiptare ka punuar për një administratë publike të qëndrueshme e të depolitizuar dhe se ka qenë plotësisht e angazhuar për shndërrimin e administratës në një shërbyes me standarde për çdo qytetar e biznes. Në këtë kuadër, ajo theksoi se në administratë ka vend vetëm për punonjës me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

Për sa i përket arritjeve gjatë vitit 2017-të, Mesi u shpreh: “Më konkretisht, në 2017-tën kemi realizuar përmirësimin e përformancës së administratës publike falë zbatimit rigoroz të legjislacionit për nëpunësin civil, përmirësimit të sistemit të rekrutimit, përforcimit të kapaciteteve të DAP e komunikimit ndër-institucional, si dhe zhvillimit e vënies në funksionim të Regjistrit Qendror të Personelit (HRMIS). Kemi gjithashtu mesatarisht një rritje të pagave prej 10%, ku kanë përfituar të gjithë nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *