18 shqiptarë të arrestuar në 3 shtete, roli i 2 vajzave në bandën e kokainës

Kronike Kryesore

 

 

Dy banda shqiptare me bazë në Italinë e Veriut u goditën dje në një operacion në tre shtete; Itali, Gjermani dhe në Shqipëri, ndërsa 18 u arrestuan. 14 shqiptarë u prangosën në Itali,  3 në Gjermani dhe një është arrestuar në Tiranë, mes të cilëve dhe dy vajza. Trafikantët që kanë përfunduar në pranga bënin pjesë në dy grupet “Baruti” dhe “Bushi”, që janë edhe mbiemrat e dy kokave të dy grupeve mafioze, Eljon Baruti dhe Hamit Bushi.

 

Roli i dy vajzave, Keti Shani dhe Blerina Cela ishte shoqërimi i personave që transportonin kokainën dhe heroinën në makinat e përshtatura posaçërisht për këtë punë. Pas bashkëpunimit me palën italiane, autoritetet shqiptare pritet që të nisin një hetim të gjerë nëse personat e arrestuar në vendin fqinj, por edhe Tiranë kanë prona apo biznese në emrin e tyre apo të familjarëve.

 

Trafikantët e dy grupeve “Baruti” dhe “Bushi” merreshin me trafik heroine, kokaine dhe marijuane. Banda kishte degë edhe në Holandë, Belgjikë dhe në Austri, ndërsa bazën e kishin në Veri të Italisë. Dy grupet shqiptare që u goditën, pasi merrnin kokainën nga Belgjika, ndërsa heroinën nga Holanda e trafikonin më pas nga Gjermania në Itali, ku kishin bazën dhe më pas në vendet e tjera të Europës. Në vendin fqinj ata bashkëpunonin edhe me mafien italiane. Përsa i përket kanabisit, trafikohej nga Shqipëria drejt Italisë e më pas në Gjermani.

 

Banda llogaritet që ka trafikuar në total 120 kg drogë, marijuanë, kokainë e heroinë në vlerë mbi 20 milionë euro. Ndërkohë që janë sekuestruar 8 automjete të përdoruara për trafikun e drogës, mbi 100 mijë euro cash, ndërsa mbi 40 korrierë janë arrestuar nga 2016.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *