Basha: Rama të arrestojë Tahirin, mosbindja civile do të vijojë

Politikë

Gjurma 18 Prill 2018

Menjëherë sapo u kthye nga Gjermania, kreu demokrat u takua në Rinas me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa me të mbërritur në Tiranë, Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore është rekomandimi për negociatat.

Duke folur për vizitën e tij në Gjermani, Basha theksoi se ishte vetëm për të lobuar pro hapjes së negociatave, duke vënë në dukje se në raportet gjermane Shqipëria s’ka bërë shumë avancim.

“Qëllimi im në Gjermani për të lobuar për një votë Pro për hapjen e negociatave.Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen ehe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7. Kam pasur disa takime në Gjermani, kërkesa ime ka qenë e qartë: Shqipërisë t’i hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm për plotësimin e kushteve të kërkuara. Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit. Shqipëria ka humbur akoma më tepër vende në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta. Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike. Detyra e opozitës, jo të fshehë të vërtetën”, u shpreh Basha.

Më tej Basha theskoi edhe arsyen se përse PD kërkon me ngulm hapjen e negociatave.

“E kërkojmë hapjen e negociatave sepse: Sa më shumë të avancojë procesi i integrimit, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë. Kërkuam të mos bëjnë gjyqtarin se po e bën negociata. Mos hapja e negociatave nuk ndëshkon autokracinë, arrogancën e pushtetit, shkeljne e ligjit. Ndëshkon rininë, qytetarët, opozitën që kërkojnë reforma të thella. Nëse nuk ndodh do i hapë më shuëm rrugën krimit,  shumë qytetarë do ikin

Është momenti që gjithsecili të mbajë përgjegjësitë e veta. Unë i kam marrë. Ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij të mos fshihet pas fishekzjarreve e shashkave. Të marrë përgjegjësi të lejojë arrestimin e Saimir Tahirit. Të lejojë hetimin e çdo politikani të përfshirë në korrupsion”, tha Basha.

Kreu i PD –së Lulzim Basha, gjatë konferencës për media është pyetur se a do të vijojnë më me mosbindjen civile.

Basha  duke mos dhënë përgjigje konkrete ka pranuar dështimin, ndërsa ka përsëritur disa herë se  opozita do të vijojë të bëjë detyrat e saj.

“Ne do të bëjmë detyrat tona si një opozitë evropiane. Ne do të ndërmarrin aksione si opozitë evropianr, në formë demokratike, kur nëpërkëmben rregullat elementare të shtetit ligjor.  Sa herë që përballemi me një padrejtësi është detyra e njeriut me ndërgjegje evropiane që të ngrihet kundër padrejtësisë”, ka thënë ndër të tjera Basha, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë strategji se si do të veprojnë në të ardhme”, theksoi kryedemokrati.

A do te vijoje mosbindja civile?

“Nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Në Europa nuk mendohet që opozita të heq dorë nga angazhimi i saj dhe të veshë fanellën e qeverisë. E cilës qeveri? Ajo që ka zhytur qeverinë në drogë. Ajo që ushtron presion ndaj mediave dhe gazetareve. Sigurisht që jo, kjo është fanella e turpit dhe PD nuk mund ta vesh atë. Ne kemi fanellën e Europës, vetëm atë mund të veshim”, tha Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *