Skandali i Gulf, Prokuroria nis hetimet për…

Ekonomi Kryesore

Gjurma 24/04/2018

Mbërrin në prokurorinë e Tiranës referimi i policisë së shtetit për adminitratorët e kompanisë së karburanteve Gulf.

Policia e shtetit e ka referuar çështjen për akuzat e mashtrimit me pasoja të mëdha të kryer më shumë se një herë.

Mësohet se dy personat e denoncuar nga policia për kryerjen e kësaj vepre janë shtetasit Albano Aliko, aktualisht në kërkim dhe administratori tjetër i kompanisë, shtetasi gjeorgjian Irakli Zvanidze.

Pas marrjes së referimit nga policia, prokuroria pritet të nisë hetimet për skemën e shitjes së një sasie të mëdha tollonash me çmim të ulur për naftë he benzinë ndërkohë që kompania mbylli pikat e furnizimi.

Juristët flasin për skandalin

Teksa kompania Sun Petroleum Albania, që tregton markën Gulf, ka ndërprerë aktivitetin, duke shitur paraprakisht mijëra tollona, juristët kanë pohuar për Monitor se në këtë rast duket sikur jemi para një gjendje falimenti. Për këtë qëllim, bazuar në ligjin Nr. 110/2016 “Për falimentimin”, Administrata Tatimore, në pozitën e kreditorit ose çdo kreditor tjetër ose vetë debitori mundet duke arsyetuar sipas kërkesave të ligjit në fjalë për ekzistencën e gjendjes së falimentimit, të kërkojë në gjykata nisjen e procedurave të falimentit.

Një tjetër hap është bllokimi i pasurisë aktuale. Juristët pohojnë se këtë mund ta bëjnë tatimet vetë me ligjin për procedurat tatimore dhe gjykata me vendim dhe me kërkesë të kreditoreve etj në kuadër të falimentit. Në këtë kuadër bllokohen edhe llogaritë bankare etj, por gjithsesi juristët pohojnë se shanset e rikuperimit janë shumë të vogla.

Teksa Sun Petroleum rezulton të ketë shitur disa pika përpara se të largohej juristët shpjegojnë se nëse ka veprime qe janë bërë në mashtrim të ligjit sikurse pretendon, kreditoret duhet të kërkojnë pavlefshmërinë e kontratave të shitjes dhe përfshirjen e tyre në pasurinë, që do disponohet në kuadër të falimentit.

Juristët pohojnë se nëse vërtetohet ekzistenca e mashtrimit, Kodi Penal në nenin 143/3 të tij parashikon ndëshkimin me burg për autorët e kësaj vepre penale nga 5 deri ne 10 vjet burgim. Gjithashtu, mund të ndodhemi edhe para veprave të tjera penale në fushën e falimentit të cilat do të saktësohen nga hetimi dhe gjykimi i mundshëm i kësaj çështje.

Krahas, kësaj bazuar në ligjin në fjalë Gjykata mund të caktojë një administrator të përkohshëm ose mbikëqyrës, si dhe të vendosë çdo masë të nevojshme mbi pasuritë e debitorit.  Gjithashtu, Administrata tatimore mundet në zbatim të ligjit “Për procedurat tatimore” të vendosi masat e tjera për ekzekutimin me forcë të detyrimeve si sekuestros etj (veprim që administrata tatimore tashmë e ka ndërmarrë). http://www.monitor.al/tatimet-sekuestrojne-gulf-detyrimet-arrijne-ne-300-mije-euro-nuk-jane-paguar-sigurimet-e-punonjesve/

 

Rasti i Gulf

Askush nuk po u jep zgjidhje konsumatorëve që kanë blerë tollona se çfarë do të bëhet, teksa të dy kompanitë e lidhura me të Sun Petroleum Albania (e pakicës) dhe Sun Petroleum Albania Trading (e shumicës) janë offshore dhe si të tilla është e pamundur të identifikohen aksionerët. Aksioner zyrtar është Universal Energy Group, me seli në Delaware të SHBA-ve, një zonë e njohur për krijimin e kompanive guackë. http://www.monitor.al/gulf-skema-e-radhes-e-piramides-se-naftes-kush-mbron-konsumatoret-nga-kompanite-offshore/

Burime nga tregu pohuan për Monitor.al se muajin e fundit Gulf kishte shitur tollona edhe me 120 lekë për litër,  që është 25-40% më lirë se nafta që tregtohet në pikat e tjera të pakicës (165-178 lekë/litër), në një skemë mini piramidë, teksa nafta ka mbaruar dhe tollonat kanë mbetur në duart e konsumatorëve.

Aktorët e tregut pohojnë se në pikat e pakicës së Gulf është tregtuar nafta e rafinerisë ARMO, e cila ka punuar deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar. ARMO shfrytëzohej nga kompania IRTC (edhe kjo një offshore) që prej tetorit të vitit 2016 dhe e ndërpreu aktivitetin në nëntor 2017, pasi Bankers Petroleum, që e furnizonte me naftë bruto ndërpreu marrëdhënie për shkak të mospagesave. Në momentin që ndërpreu aktivitetin, IRTC kishte rreth 30 milionë euro detyrime të papaguara, sipas burimeve zyrtare të tatimeve në një material për Komisionin e Ekonomisë.

Burime nga tregu pohojnë se krahas tatimeve, Sun Petroleum ka krijuar miliona detyrime edhe ndaj furnitorëve.

 

Sipas ligjit kërkesa për faliment duhet të përmbajë:

  1. Kërkesa e debitorit për hapjen e procedurës së falimentimit mbështetet në paaftësinë paguese ekzistuese të debitorit ose në paaftësinë paguese në një të ardhme të afërt. Së bashku me kërkesën, debitori paraqet edhe dokumentacionin dhe informacionin në vijim:
  2. a) raportin e debitorit, ku përcaktohen shkaqet e paaftësisë paguese dhe analiza e tij për të ardhmen e biznesit;
  3. b) ekstraktin historik të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit për debitorin;
  4. c) bilancin dhe pasqyrat financiare për tri vitet e fundit të aktivitetit të debitorit. Nëse debitori ka ushtruar veprimtari për një periudhë më të shkurtër kohe, për aq sa kjo periudhë është;

ç) listën e pronave të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë:

  1. i) vlerën e çdo pasurie në momentin e blerjes;
  2. ii) vlerën aktuale të tregut në rast se këto pasuri kanë qenë objekt i rivlerësimit;

iii) vendndodhjen e pasurive; dhe/ose

  1. iv) të dhënat e regjistruara në regjistrat publikë nëse këto pasuri janë objekt i ndonjë procedure ligjore; dhe
  2. v) nëse ndonjë nga këto pasuri është vendosur si garanci, ose është objekt i ndonjë barre dhe, nëse po, vlera e kredisë së siguruar;
  3. d) listë të bilanceve aktuale të parave në gjendje dhe burimet e të ardhurave;
  4. dh) listë të kreditorëve, të cilët janë persona fizikë, përfshirë emrat e tyre, adresat, vlerën dhe burimin e detyrimeve;
  5. e) listë të kreditorëve që janë persona juridikë, përfshirë emrat e tyre, adresat, selitë, emrat e përfaqësuesve të tyre ligjorë, nëse është rasti, si dhe vlerat dhe burimin e detyrimeve;

ë) listë të debitorëve të debitorit, qoftë këta persona fizikë ose juridikë, përfshirë emrat e tyre, adresat, selitë, vlerat dhe burimin e kredisë;

  1. f) listë të të gjitha procedurave ligjore ku debitori është palë, si paditës ose i paditur.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *