20 deputetë, kryebashkiakë e gjyqtarë nën hetim për fshehje pasurie, ILDKP zbulon aferat me pronat dhe transfertat bankare

Kryesore Lajme Politikë

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka dërguar para drejtësisë 20 zyrtarë të lartë gjatë vitit 2017 për fshehje, mosdeklarim pasurie ose deklarim të rremë. Këto shifra janë pjesë e raportit vjetor të vitit 2017, të cilat nuk janë bërë akoma publike, por gazeta “SOT” ka arritur të mësojë disa detaje prej saj. Shumë shpejt pritet që kryetari i ILDKP, Shkëlqim Ganaj të raportojë para Komisionit të Ligjeve për veprimtarinë e institucionit për vitin që lamë pas dhe do zbardhe raportin e plotë. Por mësohet se nga kallëzimet që ka bërë ILDKP, Prokuroria e Tiranës dhe disa në rrethe kanë regjistruar procedim penal për plot 20 zyrtarë, ku bëjnë pjesë edhe emra deputetësh, kryebashkiakësh, gjyqtarësh dhe prokurorësh si edhe kryetarë të institucioneve të tjera. Në të dhënat e siguruara nga gazeta bëhet edhe një ndarje e procedimeve penale të kryera për këta 20 zyrtarë sipas disa qyteteve. Më konkretisht, numrin më të madh të procedimeve të regjistruara për këtë vepër penale e ka Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka regjistruar 9 procedime ose 45% të numrit total të procedimeve në shkallë vendi. Më tej vjen Prokuroria e Shkallës së Parë Durrës, e cila ka regjistruar 3 procedime penale ose 15% të procedimeve në shkallë vendi, e ndjekur nga Prokuroria e Shkallës së Parë Kukës, që regjistruar 2 procedime penale ose 10% të procedimeve në shkallë vendi. Në fund qëndrojnë Prokuroritë e Shkallës së parë Dibër, Gjirokastër, Korçë, Kurbin, Lezhë e Sarandë me nga një procedim penal ose 5% të procedimeve gjatë vitit 2017. ILDKP ka zbuluar parregullsi ose afera të kryera nga zyrtarët me pronat dhe transfertat bankare dhe për këtë arsye janë kryer edhe kallëzimet penale. Por, sipas burimeve të gazetës pranë prokurorisë, vetëm kallëzimet për 13 prej zyrtarëve të mësipërm kanë përfunduar në gjykata, ndërsa për 7 prej tyre janë pushuar hetimet.

Gjobiten 438 të tjerë

Përveç padive, ILDK ka vendosur dhe gjoba administrative për ata që kanë vonuar deklaratat. të pasurisë së të gjithë deputetëve dhe ministrave apo politikanëve të tjerë. Kontroll i plotë i pasurisë do të thotë që të kryhet një kontroll i imtësishëm që nga fillimi i deklarimeve të pasurisë së politikanëve. Deri më sot pothuajse të gjithë emrat që shkonin në prokurori nga ILDKP ja hidhnin paq, ndërsa me ngritjen e SPAK kushdo politikan a pushtetar që ka fshehur pasuri do të duhet të japë llogari. Përgjatë këtyre muajve janë lëshuar plot 438 masa administrative me gjobë, ku përfshihen ministra, zëvendësministra, deputetë, kryetarë institucionesh, etj. Në krahasim me vitin 2016, numri i gjobave të aplikuara është më i lartë sepse gjatë asaj periudhe janë lëshuar në total 314 masa administrative me gjobë. Ndërsa, nëse viti 2017 krahasohet me vitin 2014, gjatë këtij të fundit janë aplikuar rreth 1.700 sanksione administrative me gjobë për zyrtarët publikë. Sakaq, ILDKP gjatë ushtrimit të kontrolleve të plota të deklaratave të interesave private ka identifikuar rreth 112 raste zyrtarësh që kanë ushtruar funksionet në kushtet e konfliktit të interesit, duke vendosur ndaj tyre masat administrative sanksion me gjobë. Këto kallëzime penale dhe gjobitje vijnë në një kohë kur edhe procesi i vetingut është bërë funksional, ndërsa shumë shpejt pritet të ngrihet edhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion. Në vijim të kësaj, ILDKP ka planifikuar që gjatë vitit 2018 të kryejë një verifikim të plotë të pasurisë së të gjithë deputetëve dhe ministrave apo politikanëve të tjerë. Kontroll i plotë i pasurisë do të thotë që të kryhet një kontroll i imtësishëm që nga fillimi i deklarimeve të pasurisë së politikanëve. Deri më sot pothuajse të gjithë emrat që shkonin në prokurori nga ILDKP ja hidhnin paq, ndërsa me ngritjen e SPAK kushdo politikan a pushtetar që ka fshehur pasuri do të duhet të japë llogari./Mimoza IBRA/ Gazeta SOT

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *