200 gram tritol dyqanit në mes të Tiranës, ja kujt i përket

Kronike Kryesore shtojca

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Tiranë gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” në afërsi të shkollës “Petro Nini Luarasi” në orën 02.00 të natës.

 

Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. Nga shpërthimit është dëmtuar qepeni i dyqanit si dhe janë shkaktuar disa dëme të tjera materiale.

Mësohet se dyqani është në pronësi të shtetases Drita Lulo. Ende nuk dihen arsyet pse ka ndodhur kjo ngjarje.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *