Gjurma 3 Maj 2018
Prokuroria e Krimeve të Rënda do të thërrasë javën e ardhshme Saimir Tahirin për të dëshmuar.
Ish ministri i Brendshëm, i cili dorëzoi sot mandatin e deputetit do të pyetet në lidhje me letërporositë e marra nga Italia dhe Greqia.
Burime nga prokuroria i kanë thënë medias se: “Do të presim të zyrtarizohet lënia e mandatit. Në raste të nevojës për një masë sigurie ndaj ish-ministrit do t’i drejtohen Gjykatës”
Disa ditë më parë u mor në pyetje truproja e ish-ministrit të Brendshëm. Hetimet për ish-ministrin Tahiri janë zgjatur deri në muajin korrik 2018.