Përmbyset kamioni në “Rrugën e Kombit”, ndërron jetë shoferi

Kronike

Gjurma 7 Maj 2018

Një person ka humbur jetën nga një aksident në “Rrugën e Kombit” mëngjesin e sotëm.

Viktima është drejtuesi i një kamioni, i cili ka humbur kontrollin duke u përmbysur. Aksidenti ka qenë fatal për shoferin, i cili ka humbur jetën në vend.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Kolsh.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet për aksidentin.

Me pas nga policia eshte identifikikuar shoferi i trajlerit që humbi jetën në Rrugën e Kombit sot. Ai quhet Nikoll Gjoni, 42 vjeç.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *