Shkarkimi i Hajdarmataj, Paloka: Ky është fundi, Rama po…

Kryesore Lajme Politikë

Gjurma 9 Maj

Vjen reagimi i pare nga Partia Demokratike pas shkarkimit te kryeprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj. Deputeti demokrat Edi Paloka ne nje reagim ne rrjetet sociale thote se kjo qe po ndodh eshte ajo qe ka paralajmeruar PD.

“Vettingu nuk po perdoret për të pastruar drejtesinë, por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve. Ky eshte fundi…”, thote Paloka.

Postimi i Palokës

çështja “u zgjidh”; prokurori i Krimeve të Rënda që gjashtë muaj më parë kërkoi arrestimin e Tahirit sot, sipas mediave, është shkarkuar .

Gjashtë muaj më parë u sulmuan e kërcenuan nga kazani dhe deputetët e Rames. I sulmuan si “tropojanë” dhe i kërcenuan publikisht me Vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.

Gjithçka e paralajmëruar nga PD po vërtetohet pikë për pikë. Rama kapi prokurorinë pikerisht për të shpetuar Tahirin dhe kokën e tij.

Vettingu nuk po përdoret për të pastruar drejtësine, por si mjet presioni ndaj prokurorëve dhe gjyqtareve. Ky është fundi…

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *