29 vite nga krijimi i PD, Basha nxjerr foton e Berishës: Shqiptarët i kanë sytë nga ne

Lajme Politikë

Në ditëlindjen e 29 të Partisë Demokratike, kryetari Lulzim Basha ka përcjellë mesazhin se kjo parti ia dalë të jetë partia e shpresës. “Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet”, shprehet kreu i PD.

Basha thotë se shqiptarët i kanë sytë nga kjo forcë politike për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Mesazhi i Lulzim Bashës

Liri – Demokraci! 29 vjet më parë këto 2 fjalë ishin oksigjeni që rikthyen në jetë një komb, i cili ra në errësirën e diktaturës më të egër komuniste për gati 5 dekada. Liri – Demokraci është guri i themelit që ngriti në këmbë shtëpinë e demokratëve, shtëpinë e shqiptarëve që e donin Shqipërinë si gjithë Europa.

Për 29 vite, Partia Demokratike ia ka dalë të jetë partia e shpresës. Kjo është arritja jonë më e madhe në këto 29 vjet. Sot shqiptarët i kanë sytë nga ne për të finalizuar misionin për të cilin u themelua Partia Demokratike si garante e lirisë, e demokracisë dhe e mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët meritojnë të votojnë të lirë për qeverisjen e tyre, ata meritojnë një qeveri që punon për mirëqenien e tyre, që respekton fjalën e lirë dhe të drejtën e pronës, një qeveri që bën më të mirën për të siguruar të ardhmen e qytetarëve të saj! Fëmijët tanë meritojnë të rriten si shqiptarë europianë në Shqipërinë tonë të bukur, Shqipërinë si gjithë Europa! Dhe së bashku do ta bëjmë realitet!

Gëzuar 29 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *