3.4 mln euro, zbulohet porositësi i Toyota Yaris, ja emri dhe ku u blenë makinat

Kronike Kryesore Lajme

Zbardhet  emri i porositësit të makinave ‘Toyota Auris’, në të cilat u sekuestruan 3. 4 milionë euro. Sipas dokumenteve doganore që Report Tv ka siguruar, Alban Mollaymeri rezulton si porositësi në Tiranë i 7 makinave, në dy prej të cilave u gjetën edhe eurot.

Ndryshe nga sa u pretendua dje se makinat ishin porositur nga një biznesmen kosovar, rezulton se ato janë të porositura nga Alban Mollaymeri, pronari i një servisi makinash modest në zonën e bregut të lumit në Tiranë. Gjithashtu, mësohet se origjina e makinave ka qenë Gjermania dhe jo Belgjika.

Nga dokumentet rezulton se prositës është Alban Mollaymeri, një pronar servisi dhe për t’i transportuar ka kontaktuar Edi Likën, i cili gjithashtu ka një servis makinash dhe një kompani trasnporti. Ndërkaq, dy makinat e tjera, një ‘Opel’ dhe një ‘Alfa Romeo’ që ishin mbi kamion bashke me 7 Toyotat, janë porositur prapë në të njëjtin koncensionar, por nga dy individë të tjerë që nuk dyshohet të kenë lidhje me trafikun e parave, me orgjinë nga trafiku i drogës.

Alban Mollaymeri, që rezulton porositësi i makinave të ngarkuara me para, sipas dokumenteve të siguruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka hapur një licencë rishtazi, e cila mban datën 10/10/2017, por pa dhënë detaje apo specifikuar nëse kompania ka si objekt aktiviteti edhe importimin e makinave. Por edhe pse Alban Mollaymeri rezulton pritësi i makinave, sërish ngrihen dyshime nëse është ai destinacioni final i 3. 4 milionë eurove apo persona të tjerë fshihen pas tyre.

Sipas Report TV makinat u blene ne koncensionarin ne Gjermani ne emrin e Ilir Doçit.

Nërkohë, mësohet se sot ka përfunduar edhe numërimi i plotë i sasisë së eurove që ndodheshin në dy makina dhe sipas hetuesve bëhet fjalë për 3. 4 milionë. Shuma e eurove ishte fshehur në dy nga nëntë makinat ‘Toyota Auris’, të nisura nga Gjermania, ndërsa kaluan tranzit nga Italia dhe dje nga Bari arritën në Durrës me traget.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *