3 perlat e Mesit, Barca hyn në histori: E pathyeshme në 38 ndeshje

Sport

23:00/ 07/04/2018

Barcelonës i ka mjaftuar Messi për të kaluar pengesën Leganes dhe për të afruar gjithnjë edhe më shumë titullin kampion në Spanjë.

3 gola nga argjentinasi ishin si një ushtrim i thjeshtë për skuadrën e drejtuar nga Valverde, që kishte komoditetin për të bërë shumë ndryshime në formacion. Rezistenca e miqve zgjati 27 minuta, kur Messi me një penelatë të bukur nga një goditje dënimi e dërgoi topin e në fundin e rrjetës. 5 minuta më vonë një kombinacion fantastik me brazilianin Coutinho bëri shifrat 2-0.

Në pjesën e dytë Leganes zgjoi ndërgjegjen e katalanasve, kur pas një aksioni të shejtë El Zhar ngushtoi diferencën ë golave. Trajneri Valverde hodhi në fushë Iniestën, që i dha sërish fantazi lojës së Barcelonës dhe në një kombinacion së bashku edhe me Dembele, Messi shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të tretin personal, duke e çuar në 29 numrin e golave në kampionat.

Barcelona e ka çuar në 12 diferencën me Atletico Madrid, kur kanë mbetur ende edhe 7 javë për t’u luajtur në Primera Division.

Ndërsa fitorja ndaj Leganes e ka futur në histori Barcelonën, e cila tashmë ka 38 ndeshje në kampionat pa humbur. I bie me llogaritje pothuajse një sezon futbollistik që bluagranët të mos njohin shijen e humbjes.

Tashmë katalanasit presin të qetë ndeshjen mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid.

Me poshte shihni 3 golat e Leo Mesit.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *