Basha zbulon vendin e protetës, skenari i opozitës më 26 maj

Kryesore Politikë shtojca

 

Opozita nëpërmjet kryedemokratit Lulzim Basha ka zbuluar vendin se ku do të zhvillohet protesta e së shtunës më dt 26 Maj.

Rrethimi i Kryeministrisë, është skenari i opozitës në këtë protestë, e cila parashikohet që të zgjasë për më shumë se 24 orë.

Burime nga PD-ja, bëjnë me dije se pjese e organizimit te saj, është edhe një ide për një rrethim simbolik te godinës se Kryeministrisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka paralelizuar protestën e 26 Majit me revoltën e Qafë Barit, e ndodhur më 22 maj të vitit 1984. Kjo protestë e të burgosurve erdhi në përkujtim të revolës së burgut të Spaçit.

Pikërisht këtë simbolikë po mundohet të gjejë kryedemokrati Basha, i cili ka mbajtur edhe një postim së fundmi në Facebook.

“Burrat që kryen këto akte heroike, janë frymëzim njerëzor dhe atdhetar. Ata kërkuan lirinë, ata u ngritën kundër padrejtesisë brenda burgjeve mizore.

Në shembullin e guximit të tyre te pashoq, do te bashkohen të shtunen shumica e shqiptarëve që e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra të lidhur drejtperdrejt me bandat, pa një kryeministër që mbron hapur të keqen”, shkruan Basha.

 

Postimi i plotë i Bashës

11 vite pas kryengritjes së Spaçit që ngjalli shpresë dhe i dha kurajo njerëzve, një tjetër akt heroik në një tjetër burg famëkeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Të denuarit politike ngritën krye ndaj shtypësve të tyre. Falë kurajos së tyre mbinjerëzore në Qafën e Barit, si sot 34 vjet më parë u fitua për disa orë liria, për disa orë ra sistemi gjakatar komunist.

Burrat që kryen këto akte heroike, janë frymëzim njerëzor dhe atdhetar. Ata kërkuan lirinë, ata u ngritën kundër padrejtesisë brenda burgjeve mizore.

Në shembullin e guximit të tyre te pashoq, do te bashkohen të shtunen shumica e shqiptarëve që e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra të lidhur drejtperdrejt me bandat, pa një kryeministër që mbron hapur të keqen.

Me keto shembuj te heroizmit dhe atdhedashurise, ju ftoj te bashkohemi te shtunen me 26 maj, në orën 11 ne Tirane, te gjithe bashke ne protesten kombetare ngrihemi kunder padrejtesisë, kundër qeverisë së lidhur me krimin, per Shqiperine si gjithë Europa.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *