4 muaj pas lirimit nga burgu, Mark Frrokut i vdes bashkëshortja

Kronike Lajme

Bashkëshortja e ish-deputetit Mark Frroku, ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare. Daklea Frroku , nënë e dy fëmijëve vuante nga një sëmundje e rëndë  e cila i mori jetën.

Prej dy javësh ish-deputeti Mark Frroku e bashkëshortja e tij ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, pasi mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.

Kujtojmë se vetë deputeti Frroku është lënë i lirë në muajin Maj të këtij viti nga Gjykata e Fierit.

Lirimi i parakohshëm u argumentua nga gjyqtarët me sjelljen e mirë, por edhe sepse ai e ka vuajtur pjesën më të madhe të denimit në paraburgim. Faxweb.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *