4 viktimat e 21 Janarit shpallen Dëshmorë, Rama parajmëron gjyqtarët e prokurorët

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Katër viktimat e 21 janari, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.

Sot në dhjetë vjetorin e ngjarjes tragjike është zhvilluar ceremonia në Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë ata persona që sipas tij janë angazhuar për të bërë 25 Prillin referendum kundër qeverisë së tij do të marrin atë që u takon.

“Si të gjithë ata prokurorë e gjykatës që janë angazhuar fort që të bëjnë 25 prillin një referendum. Bashkë më kryetarin e Referendumit. Por këtu nuk është koha. Urim që kujtimi i tyre të jetë i përjetshëm. “

Më tej Rama ka thënë se kësaj qeverie i takojnë meritat për hapjen e kutisë pandorës dhe pusetave të mbyllura hermetikisht në Drejtësi.

Ai u shtoi se sot nuk është me kokën lart për sa kohë ky proces nuk ka përfunduar, por theksoi se mund t’i shohë në sy familjarët e katër viktimave të cilëve i ka qëndruar pranë për çdo nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *