Kroacia triumfon ndaj Nigerisë, Danimarka “kërcënon” Francën

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Kroacia korri një fitore 2-0 ndaj Nigerisë duke marrë 3 pikë të vlefshme dhe kryesuar grupin A pas takimeve të para në “Rusi 2018” . Pas saj vijnë Argjentina dhe Islanda, me nga 1 pikë, të cilat e mbyllën takimin mes tyre 1-1.

Golin e parë Kroacia e shënoi në minutën e 32-të. Në fakt një goditje me kokë nga Mandzukiç, u devijua në autogol nga mbrojtësi Etebo, i cili u dëshpërua dukshëm.

Në pjesën e dytë Kroacia e dyfishoi rezultatin ndaj Nigerisë në 2-0. Ishte Modriç që realizoi një penallti. Arbitri i takimit nuk nguroi të tregonte pikën e bardhë të 11- metërshit, pasi një nga mbrojtësit nigerianë Ekong mbajti dukshëm një sulmues kroat. Shënimi i golit u prit me entuziazëm nga tifozët kroatë.

Takimet e radhës në Grupin A do të zhvillohen më 21 qershor kur Argjentina do ndeshet me Kroacinë dhe një ditë më vonë Nigeria do ndeshet me Islandën. Specialistët parashikojnë ballafaqime të forta.

Danimarka, fitore drithëruese

Danimarka korri një fitore gati dramatike ndaj Perusë, në takimin e dytë të Grupit C për “Rusi 2018” në “Mordovia Arena” . Në pjesën e parë peruani Kueva humbi një penallti të akorduar nga sistemi VAR, pas dyshimeve të gjyqtarit Gasama nga Gambia. Në pjesën e dytë ndërsa peruanët po përpiqeshin shumë, Polsen shënoi për danezët një gol mjaftë të bukur. Minutat e më pasme ishin një betejë e vërtete e mes danezëve dhe peruanëve që janë kthyer në botëror pas një mungese 36 vjeçare. Kueva dhe futbollistët e tjerë  peruanë u munduan shumë, por pa rezultat.

Me këtë rezultat Danimarka është në vendin e dytë në Grupin C pas Francës me pikë të barabarta 3, por francezët kanë fituar 2-1 me Australinë. Në vend të tretë është Peruja dhe të katërtin Australia të dyja me nga 0 pikë.

Fitore dramatike e Danimarkës ndaj Perusë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *