5 tregues të sigurt se keni të bëni me një drejtues psikopat

Shëndeti Shkencë Të tjera

Rreth 1% e popullsisë së përgjithshme plotëson kriteret për të qenë psikopat, kurse 3% e drejtuesve të kompanive janë të tillë, sipas një studimi të publikuar në vitin 2010 në Behavioral Sciences & the Law.

Me shumë mundësi, gjatë jetës suaj profesionale, do të jeni ndeshur apo keni takuar një person psikopat, të cilin nuk e keni kuptuar se është i tillë. Ai mund të jetë një shitës i suksesshëm në botën e biznesit, apo një drejtues kompanie…

Më poshtë janë pesë tregues të sigurt se keni të bëni me një psikopat.

1.Ata kanë natyrë të pëlqyeshme (në fillim)

Drejtuesit psikopatë nuk duken të tmerrshëm – të paktën jo që në fillim. Në vend të kësaj ata zakonisht pëlqehen shumë. Janë të aftë në biseda të shkurtra dhe duken se e dinë se cila është gjëja më e mirë për të thënë. Historitë e tyre janë gjithnjë të çuditshme por të besueshme. Ata e portretizojnë gjithnjë veten në një kënd pozitiv. Ata përdorin gjithnjë lajka dhe komplimente për të fituar besimin e të tjerëve. Zakonisht, në fund të bisedës me një drejtues psikopat, njerëzit largohen me një ndjesi pozitive.

2.Atyre u mungon ndjeshmëria

Zakonisht drejtuesit psikopatë nuk kujdesen për të tjerët, duke përfshirë këtu edhe familjet e tyre. Kur i bëjnë keq dikujt, nuk ndiejnë aspak dhimbje. Ata janë të mpirë kundrejt dhimbjes së një personi tjetër.
Ata mund të thonë apo të bëjnë gjëra që janë shumë të dëmshme për të tjerët, pa iu dridhur qerpiku. Nëse dikush përpiqet të diskutojë fyerjet e lëndimet me një psikopat, me shumë gjasa ata nuk do të marrin asnjë përgjegjësi, gjë që mund ta bëjë sjelljen e tyre toksike.

3.Ata shfrytëzojnë emocionet e të tjerëve

Drejtuesit psikopatë janë të aftë të kuptojnë emocionet e njerëzve të tjerë në një nivel intelektual dhe i përdorin ato në favorin e tyre. Ata përdorin ndjesinë e fajit dhe lajkat për të manipuluar të tjerët, për të bërë gjëra që normalisht nuk do t’i bënin. Ata përpiqen të fitojnë simpatinë e të tjerëve. Njerëz të tillë hiqen si viktima në mënyrë që të tjerët t’i ndihmojnë apo të kujdesen për ta.

4.Ata nuk kanë ndërgjegje

Njerëz të tillë gënjejnë, mashtrojnë dhe vjedhin pa e menduar dy herë. Kur ata përballen për sjelljen e tyre, ata ofrojë një listë të gjatë me justifikime. Ata mohojnë çdo gjë të keqe që kanë bërë dhe shpesh shkojnë deri aty sa të thonë që dikush e meritonte këtë sjellje prej tyre.
Drejtuesve psikopatë nuk u bën vonë se për të ecur përpara duhet të trajtojnë punonjësit keq. Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka është e nevojshme për të arritur synimet e tyre dhe nuk do të ndihen kurrë keq për dëmet që u sjellja e tyre u ka shkaktuar të tjerëve.

5.Ata kanë një vlerësim madhështor për veten

Pikërisht si narcistët, drejtuesit psikopatë mendojnë që rregullat e zakonshme nuk janë për ta. Ata mendojnë se janë më inteligjentë se të tjerëvt dhe se mund t’ia hedhin paq sa herë që duan.
Drejtuesit psikopatë kanë një ndjenjë të ekzagjeruar të rëndësisë që kanë dhe besojnë vërtet se janë më të mirët. Ata mendojnë më shumë për atë që duan të arrijnë se sa për mënyrën se si do ta arrijnë këtë gjë.

 

Si të silleni me njerëz të tillë

Drejtuesit psikopatë e shohin veten, të tjerët dhe botën ndryshe. Logjika dhe emocionet e tyre kanë shumë të meta, kjo është arsyeja se pse sjellja e tyre është kaq anormale.

Edhe pse nuk mund të flitet që sjellja e tij të ndryshojë, ju mund të ndërgjegjësoheni për ndërveprimet tuaja, në mënyrë që të zvogëloni ndikimin që sjellja e tyre toksike ka tej ju.

Të kuptoni se keni të bëni me një drejtues psikopat mund t’ju ndihmojnë të kuptoni se si të veproni më tej.

*Amy Morin, psikoterapist dhe autor i ’13 Things Mentally Strong People Don’t Do’, një libër i cili është përkthyer në më shumë se 20 gjuhë të botës Burimi: Forbes/ Perkthyer nga Monitor.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *