520 mijë bluze të shitura për 24 orë, Juventus nxjerr lekët e blerjes së Ronaldos

Sport

Arkëtime rekord raportohen për Juventusin ende pa mbërritur Cristiano Ronaldo në Torino.

Mediat në Itali shkruajnë se ‘zonja e vjetër’ ka arritur të kthejë mbraspsht në arkat e tyre gati gjysmën e milionave të shpenzuara për blerjen e portugezit të Real.

Të martën Juventusi zyrtarizoi blerjen e 33-vjeçarit për 112 mln euro dhe vetëm pas 24 orëve sipas “Yahoo Sport” janë shitur 520,000 fanella, si në dyqanet e klubit ashtu edhe ‘online’.

Vlera e një bluze është 105 euro dhe përllogaritet që në arkat e Juventusit 24 orë pas blerjes së Cristiano Ronaldos të jenë kthyer mbrapsht afërsisht 54 mln euro.

Sigurisht që përveçse një nga lojtarët më të mirë të botës Cristiano Ronaldo është edhe një makineri që prodhon para.

Image result for cristiano ronaldo juventus

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *