Prokuroria nis hetimet për kryebashkiakun socialist të Librazhdit

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikimin për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit.

Për kryebashkiakun e Librazhdit nuk ka pasur denoncim në media, ndërsa ende nuk dihet se për cfarë ka nisur verifikimin Prokuroria e Përgjithshme.

Denoncimi nga Berisha

Filimisht denoncimi për këtë fshehje erdhi nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim, sipas të cilit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve prej 3 ditësh ka shkuar një kërkesë nga Prokuroria e Përgjithshme që kërkon shkarkimin e Kryetarit të Bashkise Librazhd, Kastriot Gurra.

Sipas denoncimit të bërë publik nga Berisha, ky lajm me urdhër të Ramës po mbahet i fshehte në mënyrë të paprecedente.

Denoncimi i Berishës

Edvin Mafia bllokon KQZ per shkarkimin e narkokryetarit monost te Librazhdit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka 3 dite qe ka shkuar nje kerkese  nga Prokuroria e Pergjithshme qe kerkon shkarkimin e Kryetarit te  Bashkise Librazhd me firme te Prokurorit Adnan Xholi.
Por edhe pse ka 3 dite qe ka shkuar kerkesa e prokurorise, ky lajm me  urdher te Rames po mbahet i fshehte ne menyre te paprecedente nga veglat  e Rilindjes qe kontrollojne KQZ-ne!
Mos po duan ta zhdukin dosjen prandaj po e mbajn te fshehte?!
Publikojeni ju doktor se nuk ka tjeter veç teje tu çjerri masken ketyre.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *