Terrorizoi fshatin, arrestohet 45 vjeçari në Elbasan

Kronike Lajme

Forcat RENEA pas 48 orësh i ngujuar në banesën e tij Josif Kavaja kanë bërë të mundur arrestimin e 45 vjeçarit në Elbasan.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se forcat RENEA mëngjesin e kësaj të premteje ka bërë të mundur që të neutralizojë 45 vjeçarin në banesën e tij.

Ndër të tjera mësohet se dhe gjatë orëve të natës ka pasur shkëmbim zjarri mes 45 vjeçarit dhe policisë. Ndërkohë pas krehjes së perimetrit të afërt është gjetur një pushkë 10-tëshe, një sopatë dhe njolla gjaku.

Josif Kalaja nga fshati Seltë në njësinë administrative Zavalinë në Elbasan, pasditen e së enjtes ka qëlluar me armë zjarri drejt policisë. Arrestimi i tij është bërë pas 48 orësh në arrati në bashkëpunim me vëllain e tij. /abcnews.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *