Si nisi sherri ku u vra shqiptari? Flet shoku që nxiti autorin, grekët në këmbë: Frikë për…

Kronike Lajme Slider kryesore

Nesër do të dalë përpara gjykatës në Greqi shoku i autorit të vrasjes së shqiptarit Mario Metaj, që u ekzekutua me armë zjarri në Patra tre net më parë.

Ndërkohë që mediat greke kanë zbardhur dëshminë e 31-vjeçarit shqiptar që u arrestua pas vrasjes. Ai është personi që akuzohet se pas sherrit nxiti autorin që të qëllonte ndaj 27-vjeçarit.

Ai ka deklaruar para grupit hetimor se sherri ka nisur pa asnjë shkak. 31-vjeçari ka thënë se ishte i pari që u qëllua me thikë në kokë dhe në këtë moment i kërkoi shokut të tij që të reagonte, i cili hapi zjarr duke vrarë Metajn.

Mediat greke bazuar në burimet nga autoritetet thonë se 26-vjeçari me inicialet A.M. është larguar për në Shqipëri.

Viktima, autori i krimit dhe bashkëpunëtori i tij ishin njerëz nga e njëjta hapësirë ​​shoqërore, vinin nga Shqipëria dhe kishin lidhje me sportet, por edhe me klubet e natës” shkruajnë mediat duke shtuar se asnjëri nuk kishte precedent.

Por policia pas vrasjes ka shtuar masat, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *