613 kg kokainë në Maminas, pronari i kompanisë arrestohet ne Gjermani

Kronike Kryesore Lajme

Gjurma 4 Maj 2018

Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”  e cila kishte porositur sasinë me banane ku u gjet edhe  e 613 kg kokainë.

Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”  e cila kishte porositur sasinë me banane ku u gjet edhe  e 613 kg kokainë. Kapja e tij është bërë në një provincë pranë Dusseldorfit.

Ai ishte shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar prej datës 10 mars të këtij viti.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Çekajn.

Sipas organit të akuzës ai dyshohet se është pjesë e këtij trafiku të lëndëve narkotike pasi sasia e drogës u gjet në kontienerin që po transportonte bananet në magazinën e tij në Maminas, ku mendohet që është edhe destinacioni final i ngarkesës.

Deri tani të arrestuar për cështjen janë shoferi i kamionit Armano Pezaku  dhe menaxheri  i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën. Ata janë lene nga gjykata ne masën “arrest me burg”.

Ngarkesa prej 613 kg kokainë kolumbiane u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës. Kjo është sasia e kokainës më e madhja e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte e fshehur në një kontenier me fund të dyfishtë që ishte mbushur me banane, dhe kishte destinacion tregun europian.

Droga mbërriti në port më 19 shkurt.

Arrestohet në Gjermani Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden”  e cila kishte porositur sasinë me banane ku u gjet edhe  e 613 kg kokainë. Kapja e tij është bërë në një provincë pranë Dusseldorfit.

Arrestimi i tij u bë publik vetëm pak minuta pasi Ministri Fatmir Xhafaj lëshoi nga Lezha këtë paralajmërim:

“Jo më larg se sot, unë besoj pasdite, ndoshta kur ta finalizojë, policia e shtetit ka dy operacione shumë të suksesshshme me Spanjën e Gjermaninë, që kanë të bëjnë me aktivitet të rëndë kriminal. Kemi nisur njëkohësisht me parterët tanë çështje penale”

Ndersa arrestimin e tij e kerkoi edhe ambasasori amerikan Donald Lu gjate nje aktiviteti te sotem.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *