7 viktima dhe 241 raste të reja/ Hapet spitali “Covid-3”, shtrohen pacientët e parë

Kryesore

Gjendja e rënduar në dy spitalet Covid ku nuk ka më shtretër të lirë bëri që mbrëmjen e djeshme të hapet një spital i tretë po brenda QSUT në ambientet e ish kirurgjisë, që siç e shikoni është zonë karantinë dhe në monitorim nga forcat e policisë.

Në spitalin e sapo hapur covid 3 që është në drejtimin e doktorit Arjan Harxhit, po trajtohen 6 pacientët e parë, ndërsa në total ka 150 shtretër me pajisje oksigjeni.  Sipas raportimit të ministrisë së shëndetësisë  në bilancin e e kësaj të shtune 241 persona janë prekur me COVID-19, nga ana tjetër 7 pacientë nuk kanë mundur të mbijetojnë.  në mesin e viktimave janë regjistruar edhe  2 pacientë që kanë humbur betejën me koronavirusin në moshë të re përkatësisht të 34 dhe 44 vjeç. Aktualisht në tre spitalet covid po trajtohen 319 pacientë, ku 16 prej tyre janë në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë në intubim.

Jashtë perimetrit të sigurisë të spitalit COVID 3  familjarët e të infektuarve presin të mësojnë për të afërmit nga stafi mjekësor, ndërsa ka edhe persona të tjerë që marrin shërbime të tjera. Selaudin Murra, gjyshi 70 vjeçar është një ndër ta që në maj kishte kaluar dhe vetë covidin.

“Unë e mora në një vaki. Me zuri gruan , djalin nusen. Unë isha më rëndë në shtëpi e kalova , nuk na erdhi njeri fare. Temperatura më shkonte 39 e gjysmë, kishte djersë të tmerrshme dhimbje të shumta shpine, stomaku. Veshke. U kërrusa kështu. Për 10 ditë unë rashë 7 kg e gjysmë”, tha ai.

70 vjeçari thekson se është e rëndësishme të mos nënvlerësohet sëmundja që ka dhe shumë shpenzime.

“Kostoja e sëmundjes është e lartë, na vajti mbi 1 milionë lekë . Ka edhe kosto shoqërore se njoftova të gjithë banorët na ka zënë covidi , s’ta ka për borxh tjetri po të gjykosh. Nuk është turp u thashë të të zërë sëmundja është fatkeqësi . Nuk e mendojnë njerëzit që është shume potencialisht i rrezikshëm”, tha ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *