Type to search

Kryesore Shkencë Të tjera

73% e studentëve pranojnë korrupsionin në Universitete, ja kush kryeson

Ndaje

73% e studentëve shqiptarë pranojnë korrupsionin ne Universitete. Rezultati befasues del nga një anketim i kryer nga Qendresa Qyetare mbi nivelin dhe perceptimin e korrupsionit në 5 universitete publike.

“73% e studentëve të anketuar pranojnë korrupsionin brenda Universiteteve, 62% pohojnë se janë të informuar nga eksperiencat personale miqve apo familjarëve të tyre”.

Po cilat janë format më të përhapura të korrupsionit?

“43% pranojnë se jepen para në këmbim të notës, ndërsa 7% mendojnë se korrupsioni vjen përmes shitjes se librave. 24% e studentëve thonë se do të jepnin para në këmbim të notës”.

Mënyrat e korrupsionit janë rryshfet që merret me ndermjetësimin e një personi të tretë apo kontakt i drejtpërdrejtë student – pedagog”.

Në zyrën e Antikorrupsionit në Tiranë nuk ka asnjë rast korruptiv të denoncuar nga studentët për vitin 2018. Po këtë fakt, Xhemollari e shpjegon me mungesën e besimit që kanë studentet për ndëshkimin e këtyre rasteve.

“Vetëm 8% e studentëve kanë besim te ndëshkueshmëria e rasteve korruptive, pjesa tjetër nuk kanë aspak besim ose janë të lëkundur”.

Sipas anketimit, prania e korrupsionit shfaqet më e lartë në Universitetin Politeknik të Tiranës me 80%, e ndjekur Universiteti Buqësor i Tiranës me 77%.

Universiteti Politeknik i Tiranës shfaqet më i korruptuari në vendin tonë, në masë 80%, më pas ndiqet nga Universiteti Bujqësor i Tiranës me prezencë të këtij fenomeni 77%. Ky monitorim është realizuar nga Qëndresa Qytetare në lidhje me korrupsionin në Universitetet Publike”.

“Gjithsej janë intervistuar 501 studentë të nivelit Bachelor dhe 139 të nivelit master. Pyetjes kryesore: A është i pranishëm korrupsioni në universitetin tuaj? 73% e studentëve të anketuar e pohojnë”, u shpreh Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës “Qendresa Qytetare”.

Format e përhapjes së korrupsionit janë të ndryshme, por sipas raportit 43% e studentëve kanë paguar në këmbim të notës, përmes një personi të tretë.

“Jo thjesht ndërmjetës dhe sekretarë, por ka arritur deri aty sa përdoren edhe lokalet, ku shkohen dhe lihen lekët te kamarierët”, tha Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan.

“Ka raste edhe në mënyrë direkte, përgjithësisht janë për marrjen e një note të pamerituar por edhe detyrimi I blerjes së librave, që edhe kjo patjetër quhet një formë korrupsioni”, thotë Kristian Kina, student.

Ajo çka bie në sy nga të dhënat, është se edhe vetë studentët, 24% prej tyre janë të gatshëm të bëhen palë me korrupsionin , duke ofruar ryshfet. Por harrojnë ndëshkimet ligjore.

“Në kodin penal, për sa i përket korrupsionit pasiv, pra për atë që akuzohet pedagogu, dënimet shkojnë nga 2 vjet në 8 vjet dhe studentët vetë ndëshkohen, në rastin kur kanë kryer korrupsionin aktiv nga 6 muaj deri në 3 vjet”, tha Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan.

Me këtë situatë, ku shifrat janë alarmante Ministria e Arsimit apo edhe vetë strukturat brenda universiteteve duhet të ushtrojnë kontrolle për të parandaluar këtë fenomen. Pedagogët sugjeruan gjatë tryezës së diskutimit që të merren masa për pedagogët që ushtrojnë korrupsionin.

“Unë si pedagog dhe si qytetar, do e quaja sukses që ne ta pastronim universitetin nga këta pedagogë, mjafton t’I nxjerrim nga auditorët”, u shpreh Jani Marka, Pedagog.

 

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, indoor

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *