Një “jetë” kryetar bashkie, njihuni me kryebashkiakun më shumë mandate në Shqipëri

Kryesore Kulturë Politikë shtojca

Kur mbeten gati 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme lokale, partitë politike kanë nisur testimin e emrave që ato do të përzgjedhin për të kandiduar në të 61 bashkitë që ka vendi. Megjithëse ligji për vetqeverisjen vendore ka përcaktuar si kufi maksimal 3 mandate për të zgjedhurit vendor, ky kufizim do të fillojë të jap efektet e tija vetëm në vitin 2027. Kjo pasi ky përcaktim ligjor nuk ka efekte prapavepruese, ndaj dhe të gjithë kryetarët e bashkive që janë në detyrë prej shumë vitesh nuk rrezikojnë as në këto zgjedhje. Çdo gjë tashmë mbetet në dorën dhe vullnetin e vet partive politike nëse do ti rizgjedhin ose jo. Natyrisht që listën e kryetarëve të bashkive që kanë aktualisht më shumë mandate e kryesor, Gëzim Topçiu, i cili ka një “jetë”, kryetar i Bashkisë së Maliqit. Ai është i vetmi kryetar bashkie që ka 5 mandate dhe drejton bashkinë e vogël juglindore si përfaqësues i Partisë Socialiste.

 

Ai ka lindur më 3 Janar 1967 dhe është i martuar me Filloreta Topçiu dhe ka dy fëmijë, Joriana dhe Raldo. Ka kryer studimet e larta  në Institutin e Lartë Bujqësor Korcë, në vitet 1986-1990 dhe më pas ka punuar si specialist bujqësie  në Ndërmarrjen e Kullotave Korçë në sektorët Vreshtas,Pojan, Liqenas, Moglicë në periudhën 1990-1995. Ka patur biznes privat në periudhën 1995-2000 dhe nga viti 2000 e në vazhdim Kryetar i Bashkisë Maliq.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *