A do jetë kryeministër nëse fiton zgjedhjet? Si shprehet Basha

Lajme Politikë

Kryeopozitari Lulzim Basha i është përgjigjur një pyetjeje mjaft të rëndësishme gjatë intervistës së tij për Abc News.  I pyetur nëse fiton zgjedhjet Lulzim Basha do jetë kryeministër, po nëse i humb?

Basha përgjigjet duke thënë se shqiptarët nuk preokupohen për një ngjarje të tillë.

“Unë nuk mendoj se shqiptarët preokupohen nga pyetje për fatin e një individi, kushdo qoftë ky edhe kryetari i opozitës”, tha Basha.

I pyetur për marrëdhëniet me ambasadorët Basha tha se PD dhe ai kanë bashkëpunuar me ndërkombëtarët për interesin e shqiptarëve siç është heqja e vizave dhe futja e vendit në NATO.

“Shqipëria nuk është penalizuar për shkak të veprimeve të PD dhe opozitës. Denoncimet tona kanë qenë pasoja të aleancës së qeverisjes së sotme me krimin”, tha Basha duke shtuar se Shqipërinë e ka penalizuar shkatërrimi i rregullave politike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *