A do kemi mbyllje të kufirit me Italinë? Përgjigjet ministrja e Shendetësisë

Lajme Sociale

A do kemi mbyllje të kufirit me italinë? A do të ketë mbyllje të procesit mësimor për një peridhë të caktuar?

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaron se situata po monitorohet dhe momentalisht janë dyfishuar kontrollet në kufi. Por vendimet do të merren bazuar në evidenca

“Kjo situatë po trajtohet me shumë përgjegjësi nga të gjitha strukturat. Në varësi dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë do të marrim masat përkatëse. Momentalisht nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi. Ky proces po udhëhiqet nga ne por dhe nga ekspertët e strukturave të shëndetësisë dhe ekspertët e tjera të cilët vlerësojnë rriskun dhe rekomandojnë masat.

Kemi dyfishuar ekipet e shëndetësisë në pikat kufitare për të pasur një kontroll të dyfishimit dhe për të marrë vendime bazuar mbi evidencë dhe për të vlerësuar hap pas hapi marrjen e masave e vendimeve të tjera për çdo vendim do të informoheni në kohë reale. Po veprojmë me përgjegjësi në raport me zbatimin e rekomandimeve dhe udhëzimeve nga OBSh.

Sipas shkallës së rrezikshmërisë do të ketë dhe masa me qëllim mbrojtjen e popullatës. Për momentin kemi dyfishuar kontrollet në pikat kufitare për të pasur një evidencë dhe më pas për të marrë vendime bazuar mbi evidenca”

Deklarata e ministres u bë paraditen e sotme në mbledhjen e Task Forcë që po monitoron situatën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *