A do të dorëhiqej nëse nuk do të çeleshin negociatat? Si përgjigjet Berisha

Lajme Politikë

Pasi Këshilli Europian nuk vendosi të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo e fundit vendosi të shpallë zgjedhjet e parakohshme.

Nëse duhet të bënte të njëjtin veprim si fqinjët, kryeministri Rama ka deklaruar se të dyja rastet nuk mund të krahasohen. Ai ka thënë se nuk ishte përgjegjësi e qeverisë mos hapja e negociatave kështu që ai nuk mund të jepte dorëheqjen.

Ish-kryeministri Berisha u pyet në një intervistë televizive nëse do të jepte ose jo dorëheqjen në rast se do të ndodhej në rrethana të ngjashme.

“Realizova anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, unë para BE zgjidhja NATO. Miqtë e mi, unë kurrë nuk do ta jepja dorëheqjen, Shqipëria sot do ishte afër anëtarësimit të plotë në BE nëse sot do ishte Sali Berisha. As që mund të mendoja të qëndroja po të pësoja një dramë të tillë, por vendi s’do ta pësonte këtë dramë… Statusin e vendit kandidat e bllokoi Rama me Stephen Fyle, i cili gjeti Ramën dhe bëri kurthin e tre ligjeve. Sa isha unë kurrë ndonjëherë në Shqipëri nuk iu vu kusht krimi i organizuar sepse dihej që luftohej. Shqipëria nuk ngeli në klasë, sivjet është përjashtim nga shkolla”, tha Berisha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *