A do të hapen negociatat? Hahn dhe Mogherini më 17 prill në Tiranë

Politikë

14:12-12/04/2018 Gjurma

Dy zyrtarët më të lartë Komisionit Europian, shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të dorëzojnë qeverisë progres raportin më 17 prill në Tiranë.

Sipas agjendës së dy zyrtarëve të BE-së, më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë.

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.Qeveria shqiptarë pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

Shqipëria pret hapjen pa kushte të negociatave me BE-në. Vetë kryeministri Edi Rama pati deklaruar qartazi se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave.

Komisioneri Hahn udhëton për herë të dytë në Shqipëri brenda një kohë shumë të shkurtër.

Pikërisht më 25 shkurt, Presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker së bashku me komisionerin Hahn zhvilluan një vizitë zyrtare në Tiranë. A.GJ

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *