A do të ikë nga Qeveria? Lleshaj: Mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt…

Kryesore Lajme Lajmi fundit Politikë Slider kryesore

Sandër Lleshaj u shpreh sonte se nuk do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm përsa kohë është në vullnetin e tij duke u thënë fund spekulimeve që ishin ngritur javët e fundit për lëvizje të tjera në qeveri, të ndihmuara edhe nga një deklaratë e tij që la vend për interpretime.

“Përsa kohë është në vullnetin tim unë do të jem ministër i Brendshëm dhe treguesit në terren nuk më bindin për dicka tjetër. Sot drejtoj një ministri, që mund të dalë me treguesit më pozitivë, për rendin dhe sigurinë. Për këtë arsye nuk shoh asnjë motiv për ta konsideruar këtë çështje” tha ai në Real Story.

Por kush e ngriti këtë furtunë? Lleshaj thotë se spekulimet mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt.

“Le të themi që po më jep një mundësi për argëtim të situatës për arsye se u thashë se ardhmja ime në politikë dhe qeveri nuk është tipike për shkak të formimit dhe karrierës.

Jam atipik sepse ndryshe nga shumë politikanë që luftojnë për një post të tillë, unë nuk kam luftuar, nuk kam ardhur me kredite partiake. Duke qenë se nuk ndjej asnjë lidhje organike me karrigen që ulem nuk ndjej asnjë trishtim për shkëputjen prej saj. Mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt” tha ai.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *