A do të kemi një përballje Messi dhe Ronaldo në Botëror më 6 korrik?

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Fitorja me mjaft vuajtje nga ana e Argjentinës tashmë i ka dhënë një panoramë tjetër  këtij Botërori. Ashtu siç shkruam më parë Gjurma.al, tani me kalimin e grupit  nga argjentinasit në ndeshjen e radhës do të kemi një përballje mes Argjentinës dhe Francës një përballje mes të parës së grupit C dhe të dytës së grupit D.  Ndeshja tjetër është mes Kroacisë dhe Danimarkës.

Por skema e shortit të hedhur në këtë botëror mund të dhurojë një përballje mes Argjentinës dhe Portugalisë, kjo nëse gjithçka ecën mirë nga Argjentina dhe Portugalia.

Ekipi i Kristiano Ronaldos ka një ndeshje shumë të vështirë me Uruguajin më 30 qershor. Po edhe Leo Mesi po në këtë datë do të përballet me gjelat francez.

Nëse Ronaldo dhe Messi e kalojnë me sukses këtë atëherë shorti ka përcaktuar se fituesit e ndeshjeve Uruguaji-Portugalinë të ndeshet me çiftin tjetër Argjentinë-Francë.

Dy amerikanojugore ndaj dy ekipeve evropiane e cila do të vendoset pikërisht më 30 qershor, për të përcaktuar përballjen e 6 korrikut e vlefshme për  çerekfinalen.

Pikërisht këto ndeshje do të vendosin nëse do të kemi një përballje mes Leso Messit dhe Kristiano Ronaldos, apo mes dy futbollistëve të Barcelonës, Leo Messit dhe Luis Suarezit të Uruguajit.

Gjithçka nëse argjentinasit arrijnë të mposhtin francezët.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *