A do të ketë reshje sot dhe nesër? Ja parashikimi i IGJEUM

Kryesore Lajme Sociale

Fillim shtatori ka nisur tejet i nxehte. Ditet e para te ketij muaji kane qelluar ne fundjave cka ka detyruar dhjeta e qindra pushues t’i drejtohet plazhit. Edhe pse moti eshte i nxehte, IGJEUM paralajmeron se mund te kete rreziqe per shira lokale. Me poshte parashikimi i plote i IGJEUM.

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e shtunë, dt.01) dhe nesër (e diel, dt.02) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, rreziku mё i lartё pritet tё jetё në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Fier.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.01) dhe nesër (e diel, dt.02), në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të kufizuara të qarqeve të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 32 °C
në vendet e ulëta: 20 / 34 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.01) dhe nesër (e diel, dt.02) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Fotografia e Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *