A do të ndryshojë qeveria? PS mbledh Asamblenë, ja axhenda me 12 pika

Kryesore Lajme Politikë

Partia Socialiste do të mbledhë sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare ne ish-hotel Sheraton.

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, në këtë Asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”, miratimi i strategjisë “Partia Socialiste e hapur për ty”, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.

Raporti per qevrisjen prirtet te prezantohet nga Elisa Spiropali, e cila do te prezantoje gjetjet e turit llogaridhenes te ministrave ne kuader te fushates “Shqiperiaqeduam”.

Ketu me pas do te jete fjala e kryeministrit Edi Rama qe do te vendose nese do te kete ndryshime ne qeveri ose jo. Por sipas burimeve mesohet se nuk do te kete ndryshime ne qeveri. Edhe pse ky eshte nje vendim ekslkuziv i Rames.

Rendi i ditës për diskutimet

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *