A e dini moshën e zemrës suaj?

Shëndeti

Në Angli u është kërkuar qytetarëve mbi 30 vjeç që të bëjnë një test në internet për të zbuluar moshën e zemrës së tyre dhe gjendjen e saj, në mënyrë që të parandalojmë infarktet apo goditjet në tru.

Shëndeti publik në Angli thotë se parashikohet që rreth 80% e sulmeve në zemër tek njerëzit nën 75 vjeç mund të parandalohet nëse shëndeti i zemrës është përmirësuar.

Një 59-vjeçar britanik, David Green, i cili bëri këtë test tha se: “Zemra ime është 10 vjet më e vjetër se unë dhe jeta ime është shkurtuar”.

Obeziteti, dieta jo e mirë, mungesa e stërvitjes dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorë kryesorë të rrezikut të zemrës. Mjekët thonë se mund të përmirësoni shëndetin e saj nëse:

-Lini duhanin

-Bëheni më aktivë, të bëni stërvitje

-Të kujdeseni për peshën tuaj

-Konsumoni më shumë fibra

-Reduktoni yndyrnën

-Pesë herë në ditë hani fruta dhe perime

-Reduktoni përdorimin e kripës

-Hani peshk

-Hiqni dorë nga alkooli

Në Angli, pothuajse dy milionë persona kanë bërë testin e zemrës dhe 78% e tyre kanë zbuluar se mosha e këtij organi vital është më e lartë se mosha e tyre aktuale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *