“A e njeh Fredi Alizotin?”, ‘Babalja’: Ka qenë njeri i droguar… E vërteta është se…

Kryesore Politikë

Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja” në një intervistë me gazetaren Eni Vasili ka treguar lidhjen e tij me Fredi Alizotin, njeriu që deklaroi se zëri në aurdio-përgjimin që implikon vëllain e ministrit Xhafaj,  ka qënë i tij dhe jo i Agron Xhafajt.

Eni Vasili: Ju i qëndroni versionit tuaj për zërin, sapo e thatë. Problemi është që në Shqiperi ka dalë një personazh që quhet Fredi Alizoti, mbi të cilin ka disa përgjime, audiopërgjime, videopërgjime dhe disa versione të historisë. Tani pyetja e parë që kam është: A e njeh Fredi Alizotin, a ke lidhje familjare?

Albert Veliu: Fredi Alizotin e njoh, nuk kam lidhje familjare me të. Thjesht e kam ndihmuar se ka qënë njeri hallexhi, i dalë nga burgu, i droguar si mund të themi. E kam kthyer në jetë. Ai e ka ditur historine time, ka ditur ngjarjen time, se ia kam treguar unë.

Eni Vasili: Po si e ka ditur?

Albert Veliu: Qe jam në pozicion të vështirë dhe qe duan të më vrasin. Dhe e mbaja nga pas për të më ruajtur se kush më vinte nga pas. Ai nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje.

Eni Vasili: Pra, ju ja keni treguar vetë.

Albert Veliu: Por, të gjithë historinë.

Eni Vasili: E  keni njeri të afërt perderisa ia keni treguar.

Albert Veliu: Nuk e kam njeri të aftërt, por  i kam treguar. E kam pasur shok. Kisha besim se me mbronte krahët. Jo se ai ka lidhje me këtë ngjarje.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *