A është Genc Pollo politikani që frekuenton i maskuar këndin e lojërave të liqeni?

Kryesore Politikë shtojca Sociale

Kryeministri Edi Rama duke folur sot në ceremoninë e falenderimit për ata që punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, foli edhe për një politikan të lartë demokrat që fshehurazi, duke u maskuar, çon nipin e tij të luaj te këndi i lojërave në Parkun e Madh të Liqenit. Por Rama nuk e tha emrin e tij, veçse u shpreh se bëhet fjalë për një figurë shumë të njohur publike. Gjithsesi një prej politikanëve demokrat që shpesh lëviz në Tiranë i maskuar me kapele e syze është Genc Pollo. Madje pikërisht ashtu siç e përshkruan Rama në fjalën e tij, ai është parë të lëvizë edhe në Parkun e Madh të Liqenit, me kapele, syze e shall. Gjithsesi nuk dihet me siguri nëse politikani për të cilin flet Rama është Pollo, por është i vërtetë fakti që shumë nga përfaqësuesit demokratë që e kanë kundërshtuar fort këndin e lojërave sot janë frekuentues të tij.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *