Type to search

Kryesore Opinion

A është solid koalicioni PD –LSI?

Ndaje

Nga Ervis Iljazaj

 

Edhe pse prej kohësh Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrimi zhvillojnë aksionin e tyre politik nën logon e “frontit opozitar të bashkuar” kundër qeverisë, jo në pak raste deklaratat publike të njërës dhe të tjetrës forcë nuk janë në një drejtim në disa nga çështjet më thelbësore të politikës shqiptare.

Në këtë mënyrë, pyetja nëse ky koalicion është solid apo jo, është më se legjitime.

Jo për faktin nëse kanë një vizion të përbashkët për qeverisjen e Shqipërisë apo ideologjitë politike në tërësi. Pasi, është e qartë se vizioni nuk ka bërë ndonjëherë problem për partitë politike kur bëhet fjalë për pushtetin apo koalicione që të çojnë drejt tij. Aq më tepër kur, ndarjet ideologjike nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm për marrëveshjet politike. Por, për realizmin dhe pragmatizmin e pastër politik në kuptimin e plotë të fjalës.

Nëse ky koalicion është solid apo jo, duket në pamje të parë si një element që nuk është i rëndësishëm. E megjithatë, nga ai varen të gjitha dinamikat politike të zgjedhjeve të ardhshme.

Në këtë kuptim, Partia Demokratike, e cila është partia më e madhe opozitare, duhet të ketë të qartë nëse vërtet mendon të vijë në pushtet, koalicionet, lidershipin e fortë dhe ekipin e tij. Elementë të cilat deri më tani, duket sikur nuk janë të paqarta për elektoratin shqiptar.

Por, le të qëndrojmë te koalicioni i PD dhe LSI. Deklarata e fundit që tregon ndryshime midis dy forcave politike, është pikërisht ajo e Monika Kryemadhit në emisionin e gazetarit Arian Cani. E cila, pa asnjë mëdyshje, dha vlerësime për punë e deritanishme të kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Puna e Kryetarit të Bashkisë, shpeshherë është beteja kryesore e Partisë Demokratike, duke e vënë në shënjestër herë pas herë dhe kritikuar për punë e tij në Bashki. Ndërsa, nga ana tjetër, Erion Veliaj, asnjëherë, në asnjë deklaratë publike, nuk është nën akuzat apo kritikat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Atëherë, nëse ky koalicion është i qëndrueshëm dhe po përgatitet të shkojë bashkë në zgjedhjet lokale me kandidat të përbashkët, si do ta zhvillojë këtë garë politike kundër Erion Veliajt Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë kritikë!?

Kështu që, mendimi i ndryshëm që ka PD dhe LSI për Kryetarin aktual të Bashkisë, është një element i rëndësishëm, madje, element bazë për të ngjizur një koalicion në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke qenë se Tirana është bashkia kryesore rreth së cilës zhvillohet beteja më e madhe e zgjedhjeve lokale.

Por, mendimi i ndryshëm midis Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, nuk është vetëm rreth kryetarit të Bashkisë, por edhe në disa çështje të rëndësishme të kohëve të fundit politike.

Për shembull, një nga aspektet ku Partia Demokratike ka zhvilluar të gjitha energjitë opozitare të saj, është pikërisht sulmi ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Edhe në këtë rast, Lëvizja Socialiste dhe Kryetarja e saj Monika Kryemadhi, kishin totalisht qëndrimi të kundërta. Asnjë deklaratë publike kundër të personit të Fatmir Xhafajt nuk gjendet nga ana e LSI-së.

Përtej këtyre dy rasteve ka dhe elemente të tjera për të vënë në diskutim qëndrueshmërinë dhe mendimin e përbashkët në shumë çështje midis këtyre dy forcave politike. Por, ato janë pikëpamje të vogla të cilat nuk përbëjnë politikën e madhe, dhe në këtë mënyrë nuk mund të shërbejnë për të dalë në një përfundim.

Duke parë këtë situatë, pyetja e madhe që mbetet ende pa një përgjigje është se: A e gëzon besimin e plotë Lulzim Basha nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim për të qenë Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë?

Kjo mbetet për t’u parë, por Partia Demokratike ka për detyrë të krijojë rreth saj forca politike të cilat nuk kanë asnjë mëdyshje rreth liderit dhe politikës së saj opozitare.

Loading...

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *