Gjurma 9 Maj 2018
Avokati i Izet Haxhisë, Fran Dashi në një prononcim për median pas takimin në burgun 302 në Tiranë me klientin e tij, deklaori për median se është optimist se çështja e “Hajdari” do të rihapet.
“Izeti është shumë i lumtur që pas 20 vitesh kthehet në atdhe. Në gjendje të mirë, me memorie të pastër. Ju siguroj që shëndeti i tij është i plotë. Ne jemi duke studiuar aktet e para dhe pikësynimi dhe pretendimi jonë është për rihapur dosjen e nga para e pasi gjykimi dhe hetimi ndaj tij për 12 shtatorin, ëhtë bërë në mungesë. Shtetasi është gjykuar në mungesë.”, tha Dashi.
Gjykata e Shkallës së parë në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandekurit duke caktuar avokat kryesisht. Ne kemi besim të plotë se çështja do shkojë drejt rihapjes.
I pyetur nëse jeta e ish-truprojës së Sali Berishës është në rrezik, Dashi u shpreh se nuk përbën rrezik për jetën. Ai ndodhet ne burgun 302, në qelitë e paraburgimit, por avokati i tij nuk e saktësoi nese klienti i tij gjendet i izoluar vetem, apo eshte me te tjere.