A janë këto gjashtë kushtet e Gjermanisë për Shqipërinë?

Lajme Politikë

Gjermania pritet të bllokojë aspiratat e Shqipërisë për në Bashkimin Europian duke vendosur parakushte të forta për hapjen e negociatave në muajin tetor.

Mediet gjermane, të cilat kanë parë nga afër draftvendimin që deputetët e Bundestagut do të votojnë më 27 shtator, raportojnë se kushte paraprake do të jenë reforma zgjedhore dhe funksionimi në tërësi i sistemit të drejtësisë.

Për koalicionin qeveritar të CDU-CSU dhe socialdemokratët, problem mbeten edhe lidhjet mes politikës dhe botës së krimit.

Për këtë arsye do të kërkohet që kapitujt e negociatave të hapen nëse verifikohet më parë një progres domethënës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, dhe nëse vijon ndjekja penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafien.

Këto barriera për ekzekutivin shqiptar, sipas medieve të lidhura me Partinë Socialdemokrate gjermane aktualisht në pushtet, janë kaq të larta saqë mund të vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.

Kushtet e Gjermanise

– Reformimi i Kodit Zgjedhor

– Funksionimi i sistemit të Drejtësisë

– Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

– Ndjekje penale ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të dyshuar për lidhje me mafian

– Hetim lidhjeve të politikës me krimin

– Ulja e kërkesave për azil

Këto barriera për ekzekutivin shqiptar, sipas mediave të lidhura me partinë social demokrate gjermane aktualisht në pushtet janë kaq të larta sa vonojnë me disa vite procesin e negociatave me Brukselin.

Në një intervistë për medien shtetërore gjermane, DW, deputeti kristiandemokrat Gynter Krishbaum mbrojti idenë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet ta meritojnë hapjen e negociatave me BE-në në muajin tetor.

Sipas tij, politika e Shkupit shihet me sy më të mirë sesa Tirana.

Krishbaum: “Ajo që mund të them unë është se në parlamentin gjerman, në Bundestag, mendimi për Maqedoninë Veriore është shumë i mirë, shumë pozitiv. Vendet duhet të vlerësohen sipas përparimeve që bëjnë vetë, mbi të ashtuquajturin “parimi i meritës”. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dyja vendet.”

Nga ana tjetër, Holanda dhe Franca mbetën të rezervuara madje kundërshtuese të hapjes së negociatave me dy shtetet ballkanike në muajin tetor.

Dy europarlamentarë holandezë nga partia liberale “për liri dhe demokraci” ngritën të enjten shqetësimin e emigracionit të parregullt të shqiptarëve në një kërkesë drejtuar Komisionit Europian.

Dy eurodeputetët Malik Azmani dhe Karolin Nagtegal thanë se shumë shtetas shqiptarë tentojnë vazhdimisht të kalojnë ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar në shkelje të regjimit të lëvizjes së lirë.

Sipas tyre, qeveria shqiptare nuk po bën sa duhet me fushatat sensibilizuese në televizione apo shtypin e shkruar kundër emigracionit të paligjshëm. Marre nga ORA NEWS

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *