A ka nevojë për ndryshime në qeveri? Ja si përgjigjet kryetari i Kuvendit, Ruçi

Kryesore Lajme Politikë

Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka dhënë edhe një prononcim për marrëdhënien mes qeverisë dhe kuvendit, kur tha se ky i fundit mund të ushtrojë presion mbi qeverinë dhe jo anasjelltas.

I pyetur nëse mendon se ka nevojë për ndryshime në qeveri, Ruçi tha se do të ushtrojë kompetencat e tij si kryetar i parlamentit për instrumentet e parlamentit dhe se do të mirëpriste çdo nismë nga forcat politike.

“Për ndryshimet në qeveri nuk është detyra ime. Unë si kryetar i parlamentit do të mirëprisja që të gjitha instrumentit e parlamentit në momentin dhe kohën që ato do të kërkoheshin do të ushtroja të gjitha kompetencat e mia si kryetar i parlamentit që parlamenti të shprehej. Do të mirëprisja çdo nismë nga opozita apo pozita”, deklaroi Ruçi.

Ruçi  ne daljen publike per median bëri edhe ‘bilancet’ e institucionit që ai drejton. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ruçi ka paraqitur arritjet e sesionit të kaluar parlamentar, ndërsa ka nënvizuar edhe miratimin e ligjit për Reformën në Drejtësi.

Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe disa nga mangësitë e sesionit të kaluar, ku një prej tyre ishte dhe mosmiratimi i projektligjit për Magjistraturën.

“Reforma në drejtësi është sukses i madh i sesionit të kaluar parlamentar. Siç e theksova dhe dje angazhimi jonë për reformën nuk ka sjellë atë produkt që prisnim. Kështu Këshilli për Legjislacionin nuk përmbushi detyrën për Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendi nuk miratoi dot kryeinspektorin e lartë të drejtësisë për shkak të mosfunksionimit të KLP. Një tjetër mangësi e atij sesioni ishte mosmiratimi i ‘Magjistraturës’. Roli i Kuvendi u forcua dukshëm. Gjatë sesioni që lamë pas u depozituan 63 pr.ligje. U miratuan 55 ligje, nga të cilat me shumicë të cilësuar 26, dhe me konsensus 8 ligje. Prej shtatorit u miratuan me konsensus 17 ligje, pra 1/5 e akteve të miratuara nga Kuvendi. Opozitës iu plotësuan të gjitha kushtet për të ushtruar shumicën qeverisëse”, tha Ruçi.

Mes të tjerash Ruçi dha mesazhin e qartë për partitë politikë në vend, ndërsa theksoi se synim i këtij sesioni të ri parlamentar është përmbushja e kushteve për çeljen e negociatave. Ai tha se partitë duhet të lënë mënjanë luftën politike dhe të unifikojnë qëndrimin në Bruksel.

“Ky seksion synon dhe ka si qëllim çeljen e negociatave. dje i kam bërë thirrje politikës që të lënë mënjanë luftën e betejave elektorale. Ylli polar ngelet çelja e negociatave. Ndaj duhet të kontribuojmë të gjithë. Duhet të unifikojmë qëndrimin në Bruksel”, tha Ruçi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *