A të merr malli për dashnoren e parë? Ja si përgjigjet Arian Çani

Kryesore

I ftuar mbrëmjen e kësaj të premte, në emisionin ‘Zonë e Lirë’, aktori i humorit Rezart Veleshnja, duket se ka shpërthyer studion në të qeshura. Ai kishte përgatitur një intervistë për drejtuesin e emisionit ‘Zonë e Lirë’  Arian Çanin, i veshur nën rolin e tij.

Në intervistën e titulluar ‘mall’, Çani i vërtetë u është përgjigjur disa pyetjeve nga aktori i humorit që e imitonte.

Pjesën nga intervista:

Veleshnja: A ke mall për Gjirokastrën plak?

Çani: Sa më shumë plakem aq më shumë më merr malli për atë qytet.

Veleshnja: A ke mall për Francën plak?

Çani: Për Francën jo, sepse shkoj shumë shpesh.

Veleshnja: A ke mall për orgjitë që bëje në Francë?

Çani: Jo sepse jo.

Veleshnja: A ke mall për dashnoren e parë që ke pasur plak?

Çani: S’ja mbaj mend emrin ja kam harruar.

Veleshnja: A ke mall për emision tënd të parë mo plak, për ‘Klani i Natës’, ku një popull i tërë të ka sharë dhe ti se ke ruajtur asnjëherë mo plak, sepse e dije që ky popull kishte mllef dhe i le të të shanin mo plak?

Çani: Të them të drejtën më ka marr pak malli për atë emision.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *