Abonetë, tashmë me fotografi që nga 1 korriku

Ekonomi Kryesore Lajme

Abonete e transportit urban tashme do te jene te personalizuara, me fotografi dhe numrin e kartës se identitetit.

Duke filluar nga 1 korriku, te gjithë qytetaret qe duan ate blejnë abone, ne pikat e shitjes duhet te paraqesin fotografinë e tyre dhe mjetin e identifikimit. Drejtues te shoqatës se transportit urban shpjegojnë formatin e ri te biletës mujore dhe elementet e shtuar ne  te.

Ligji per abonete e personalizuara është miratuar nga kuvendi ne maj te këtij viti. Ndërsa njoftimi për ndryshimin e formatit te tyre është vendosur ne te gjitha linjat e transportit urban ne kryeqytet.

Kreu i shoqatës saktëson se aboneja e re nuk do te ketë rritje çmimi, 1600 leke është bileta mujore e përgjithshme, 1200 ajo e linjave specifike dhe 600 leke aboneja e studentit.

Per Tiranën prodhohen rreth 80 mije abone çdo muaj. Ky vendim pritet te rrisë ndjeshëm kostot per familjet qe përdorin rregullisht transportin urban.

Deri me sot aboneja mund te përdorej dhe nga pjesëtaret e tjerë te familjes, ndërsa pas 1 korrikut çdo anëtar duhet te ketë bilete te personalizuar.

Nje familje me 4 -5 anëtare qe lëvizin me autobus duhet te shpenzojnë çdo muaj 6 mije deri 8 mije leke te rinj.

Nga dje, operatorët e transportit kanë afishuar në mjediset e brendshme të urbanëve njoftimin për formatin e ri bashkë me ato që duhet të kenë me vete qytetarët për të blerë abonenë e muajit pasardhës: kartën e identitetit dhe fotografi personale 2.5 cmx 2.5 cm, që do t’i bashkëngjiten abonesë.

Vendimi në fjalë ka ngjallur pakënaqësi te familjet, ku një abone përdoret nga më shumë se një person.

Kujtojmë që korrikun e vitit që shkoi disa nga linjat urbane me qëllim maksimizimin e fitimit morën vetë një vendim të tillë për personalizimin e biletave mujore, por shumë shpejt u tërhoqën pasi u cilësua si abuzive.

Një vit më pas, kjo gjë bëhet e ligjshme me një udhëzim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka hyrë në fuqi që më 9 maj, ndërsa zbatimi nis nga 1 korriku.

MODELI I RI

Në udhëzimin nr.436, datë 0.5.2018 për disa ndryshime në udhëzimin nr.3743, datë 10.07.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve”, bileta në format letër me çmim të parashtypur do të ndryshojnë sipas fotos bashkëngjitur shkrimit.

Në krye të abonesë do të shënohet Republika e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe shiriti i sigurisë, që vërteton që aboneja nuk është false.

Në mes të biletës do të jenë muaji i vlefshmërisë, Bashkia Tiranë, lloji i transportit, vendi që do të plotësohet me emër e mbiemër dhe fotografia e përdoruesit.

Udhëzimi përcakton gjithashtu dhe të dhëna të tjera më të detajuara që do të pasqyrohen në abone: çmimi i biletës, lloji i saj (e përgjithshme/linje apo studenti) muaji me shkrim dhe viti me numra natyrorë.

Por jo vetëm kaq, në të djathtë të saj do të shënohet numri i kartës së identitetit, numri serial i biletës dhe shtypshkronja e letrave me vlerë, Tiranë.

Image result for abonete

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *