Abuzimet me tenderat, bashkëshorti i gazetares nga “burgu” drejt lirimit

Kronike Lajme

Gjurma 18/04/2018

Ish-zv.drejtori i Burgjeve, Iljaz Labi, i akuzuar për korrupsion pritet të lërë qelinë. Prokuroria per Krimet e Renda ka kërkuar denimin me 5 vite burg ndaj tij, por per shkak te bashkepunimit me prokurorine kerkoi pezullimin e vuajtjes së dënimit.

Gjithuashtu prokuroria kerkoi denimin me 3 vite per Ylber Kalane, biznemen qe favorizohej me tenderat e ushqimit, por edhe per Kalanë organi i akuzes kerkoi shuarjen e denimit.

Nderkohe per Elidjan Lasekën, Shemzi Sinanin dhe Nezhmi Ballen u kerkua denimi me tre vite burg per secilin prej tyre.

Iljaz Labi akuzohet se së bashku me disa subjekte private, kanë përcaktuar fituesit e tenderave për furnizmin e burgjeve me ushqime. Po ashtu, këto kompani që bashkëpunonin, bëheshin pejsë e tenderave si nënkontraktorë.

Ndersa gjyqi per ish-drejtorin e Pergjithshem, Artur Zoto po zhvillohet veçmas.

I penduari i drejtësisë, Labi është bashkëshorti i gazetares së RTSH-së, Gerta Gixhari. Ajo drejton emisionin “Siluetë”. Mes tyre kane edhe nje femije.

Si Labi, ashtu dhe Zoto njihen si drejtues te emeruar nga LSI-ja, gjate kohes kur kjo parti ishte ne nje koalicon qeverises me PS-ne.

Zbulohet skema

Prokuroria ka zbardhur skemën sesi nëndrejtori i Burgjeve përvetësoi 22 milionë lekë vetëm për një tender. Mësohet se Iljaz Labi mori 10% të vlerës së tenderit të organizuar nga institucioni, për furnizimin me bulmet dhe vezë të të gjithë burgjeve dhe paraburgimeve në vend. Sipas dosjes, Prokuroria për Krime të Rënda ka zbardhur qindra telefonata e mesazhe të përgjuara mes nëndrejtorit të Burgjeve dhe personave që kërkonin të shpallen fitues të tenderit me vlerë 22 mln lekë të reja. Në këto biseda, flitet qartë për vendtakimet, marrëveshjet mes kompanive për të kandiduar së bashku, shuma që duhet të paguante secila nga kompania, personi që do i dorëzonte paratë, procedurat paraprake që duhet të plotësonin për të konkurruar e deri te shpallja e fituesit pas dorëzimit të parave. Ajo që bie në sy në dosje, është fakti se nëndrejtori i Burgjeve, Labi, flet hapur me dy nga 4 të dyshuarit e kësaj dosjeje, duke shprehur edhe pakënaqësitë për mosdorëzimin në kohë të parave në formën e ryshfetit. Për këtë mosdorëzim, në përgjime është transkriptuar biseda ku edhe anulohet procedura e prokurimit me arsyetimin e mosplotësimit të kritereve të zhvillimit të tenderit. Por, pas dakordësimit të 4 administratorëve tashmë të arrestuar Shemsi Sinani, Ylber Kalaja, Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, që t’i paguanin secili nga 2 mln lekë të reja zv/drejtorit Labi. Burgjet i shpallën ata fitues për furnizimin me bulmet dhe vezë të të gjitha institucioneve të paraburgimit dhe burgjeve në vend. Kjo shpallje, sipas dosjes është bërë më 31 maj të këtij viti, vetëm një ditë pasi dyshohet se Shemsi Sinani i ka dorëzuar nëndrejtorit të Burgjeve, Labi, shumën prej 8 mln lekësh të reja. Gjithashtu, prokurorët thonë, se gjatë hetimeve është provuar se njëra kompani shpallej fituese dhe më pas fituesja, nënshkruante me 3 kompanitë e tjera kontrata nënkontraktimi edhe fiktive në disa raste. Sipas akuzës, po verifikohen edhe rastet tjera të tenderimeve të këtij institucioni, gjatë periudhës janar-mars 2016 ku po i njëjti grup personash është fitues i tenderëve në burgje. Hetuesit thonë se nuk përjashtojnë nga hetimi edhe persona të tjerë të kësaj drejtorie të përfshirë në skandalin e tenderëve të ushqimeve në burgje.

Përgjimet

Përmes përgjimeve, Prokuroria për Krimet e Rënda ka mundur të zbardhë të gjitha bisedat mes të pandehurve. Janë disa përgjime të kryera, nga data 23 maj deri më 4 qershor, ku katër administratorë të firmave të arrestuar komunikojnë me njëri–tjetrin për të përcaktuar fituesin mes tyre, me ndihmën e nëndrejtorin të Burgjeve, Iljaz Labi, edhe ai i prangosur. Komunikimet mes pronarëve të firmave dhe numrit dy të burgjeve kanë qenë intensive. Kështu, në datën 25 maj, Labi ka komunikuar me Shemsi Sinanin, edhe ky i fundit i arrestuar. Nëndrejtori i kërkon llogari se përse nuk e takon, duke i vënë edhe kushtin që, nëse nuk vinte atë ditë, do ishte më mirë mos të vinte fare. “Shemsi, po sa duhet me të taku ty o burrë i dheut, 1 vit”, e pyet Labi, ndërsa Sinani e i përgjigjet se kishte qenë nga jugu dhe nuk kishte pasur mundësi të shkonte ta takonte. Labi i shkruan përsëri: “Robi thotë, vij, dhe nuk vij… Po se kam bërë njëzet mesazhe o burrë…”. Sinani i thotë se do të shkonte atë ditë, ndërsa Labi i përgjigjet: “Po nuk erdhe sot, mos hajde fare, nuk të dua fare, po s’erdhe sot”. Sinani i përgjigjet se do të shkonte patjetër.

Në datën 3 qershor, Ylber Kalaja, edhe ky i arrestuar, i thotë Shemsi Sinanit që të shkojë të takojë atë dyshin se e kishte çmendur me mesazhe.

“Eee, po shko takoje një çikë atë dyshin atje o burrë, atje se më çmendi me mesazhe. I thashë, i kam thënë Shemes, me ardhë me të taku…”, Sinani i thotë se kishte vajtur dy herë dhe nuk e kishte gjetur. Kalaja i thotë përsëri: “Po shko mbaroje atë punë tani o burr i dheut…”. Ky i fundit e pyet sa duhet t’i japë, 1 apo 2. Kalaja i thotë që 2, se nuk dihet si merr puna, pasi u duhet të mbajnë ekuilibër. Shemsiu i thotë ndër të tjera se nuk u ngelet gjë, duke pretenduar se ishin shumë 20 milionë lekë të vjetra. “Po 2 o burrë tani, se s’jemi kalamaj, se s’dihet si merr puna o burrë i dheut. Të mbajmë ekuilibër o burrë i dheut, po hajde e ulim një çikë atë, le të ulet o burrë i dheut, se çar do bëjmë me këto të tjerat a e kupton. A më kupton… Ne kemi mbajt ekuilibër gjithë këto kohë, tani ta dhjesim në fund fare, kot. Më kupton”. Sinani i përgjigjet: “Mirë po, s’po na ngelet gjë, e kupton. Tani po them unë siç thoshe ti, tani ti s’po thua gjë…”. Kalaja i thotë përsëri: “… kemi bërë vetë këtë mënyrë, a e kupton dhe ne s’do ta dhjesim tani në fund fare, kot, a e kupton”. Sinani bie dakord. Ylber Kalaja i sqaron se kishin rënë dakord, duke lënë të kuptohen se nuk ishte hera e parë që fitonin tendera në këtë mënyrë. Në datat 4 dhe 6 qershor janë kryer dhe dy përgjime të tjera, ku katër administratorët e firmave bien dakord për të paguar ryshfetin prej 20 milionë lekësh te nëndrejtori i Burgjeve, Iljaz Labi. Po më 6 qershor, Ylber Kalaja i thotë Shemsi Sinanit që do të takohen për kafe dhe të marrë me vete vulat e dy subjekteve “Starti” dhe “Kurti”, duke mbyllur punën.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *